E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miratoi projektligjin: "Për krijimin e institutit të studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri si dhe projektligjin: "Për simbolet e përkujtimit të viktimave të krimeve të komunizmit në Shqipëri"

Në diskutimet e tyre deputetët theksuan se evidentimi dhe përkujtimi i viktimave dhe krimeve të komunizmit në Shqipëri synon të përmbushë detyrimin që ka shteti për të informuar qytetarët, e veçanërisht brezat që nuk e kanë përjetuar periudhën e diktaturës komuniste, për viktimat, krimet dhe pasojat që u shkaktoi vendit dhe qytetarëve shqiptarë regjimi komunist.
Ka ardhur momenti, që më në fund ne ta shkruajmë këtë periudhë të zezë të historisë sonë me fakte konkrete dhe dokumente, pavarësisht dëshirës së ndokujt për ta kaluar në heshtje e madje duke u përpjekur të na tregojnë se ska qenë dhe aq keq. Historia shqiptare është e tërë histori përpjekjesh e luftërash, por më e vështira pa dyshim mbetet kjo periudhë, mbetet kjo periudhë, sepse kemi akoma njerëz të lidhur pazgjidhshmërisht me atë kohë, pavarësisht se nuk mbajnë më kostumet e stofit tekstil të Beratit, po i kanë zëvendësuar me kostume firmato perëndimore. Brenda vetes këta njerëz mbajnë të njëjtin mentalitet punist që ska më fare lidhje me Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe që hedh hapa të sigurt drejt integrimit europian. Në vijim fjala e deputetes Arenca Trashani, mbajtur në seancën e sotme plenare. E nderuar zonja Kryetare,
Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,

Projektligji që ne marrim në shqyrtim sot është e një rëndësie të madhe dhe të jashtëzakonshme. Ai vjen si nismë e Këshillit tw Ministrave, si dhe njw detyrim ligjor ndaj gjithw atyre qw u flijuan, burgoswn e internuan gjatw diktaturws komuniste. Ne sot, 20 vite pas rënies së Murit të Berlinit, pranojmë të flasim, të diskutojmë, madje edhe të ngremë një Institut të mirëfilltë, i cili do të hedhë dritë mbi vuajtjet e jashtëzakonshme, asgjwsimet e parakohshme të jetëve të mijëra qytetarëve, vetëm se kishin mendime proeuropiane, krimet makabre, burgimet dhe internimet e qindra mijëra të tjerëve të sistemit famëkeq komunist 50 vjeçar në Shqipëri. Një regjim ky i cilësuar si më egri në Europën Lindore komuniste, madje një regjim që konkuroi denjësisht edhe matanëve kufijve europiane për nga egërsia e tij.

Zonja Kryetare, më lejoni që të falënderoj Këshillin e Ministrave për këtë iniciativë në radhë të parë shumë njerëzore, por edhe të domosdoshme për të ndërmarrë më në fund një punë për të sistemuar e dokumentuar atë sistem makabër komunist, pasojat e të cilit akoma dhe sot i vuan shoqëria shqiptare. Ky projektligj vjen si një detyrim ligjor i shtetit dhe i Qeverisë për të ruajtur në memorie dhe për të analizuar veprimtarinë e sistemit komunist.
Së dyti, si relatore e këtij projektligji do të doja të falwnderoja të gjithë deputetët e mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Ligjeve, të cilët punuan me një pwrkushtim dhe seriozitet të madh me këtë projektligj duke bërë rregullime dhe sugjerime për ta sjellë atë në formën më të mirë të mundshme.

Përveçse një detyrim moral dhe ligjor, ngritja e një Instituti të tillë ka gjetur mbështetjen e tij të plotë edhe te rezolutat e Këshilllit të Europës, si dhe në rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë të tetorit 2006. Duke u nisur nga nevoja për të dokumentuar numrin e madh të viktimave të vuajtjeve dhe të pasojave të rënda të diktaturës komuniste, që kanë përjetuar qytetarët shqiptarë, shpirtin e rezistencës kundër totalitarizmit të atij sistemi, detyrimin e shtetit për të lejuar akses publik maksimal për veprimtaritë sekrete të organeve të diktaturës, si dhe për të shkuar në një linjë me procedimin e fondit të dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë, do të thoja se e gjej absolutisht me vend diskutimin dhe miratimin e këtij projektligji nw kwtw seancw plenare.
Misioni kryesor i këtij projektligji është ngritja e një Instituti publik, buxhetor dhe të pavarur, organet drejtuese të të cilit do të jenë bordi dhe drejtori ekzekutiv. Anëtarët e bordit do të emërohen nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa përzgjedhja e tyre do të bëhet nga Instituti i të Përndjekurve Politikë, nga Konferenca e Rektorëve, si dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile. Detyrat kryesore të këtij Instituti janë të karakterit kërkimor, akademik dhe edukativ. Instituti do ta ndihmojë shoqërinë shqiptare për ruajtjen në kujtesë të një prej të këqijave më të mëdha, atë të diktaturës. Ai do të krijojë të gjithë bazën arkivore, studimore dhe materialet e tij do të shërbejnë si referencë për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për përgatitjen e programeve mësimore, për brezat, në mënyrë që ata të njohin historinë e atyre viteve. Instituti do ti raportojë Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave në lidhje me veprimtarinë dhe aktivitetin e tij. Asnjë anëtar i bordit nuk do të jetë anëtar i ndonjë force politike. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse jo vetëm heq çdo dyshim që mund të ketë, qoftë për vendimmarrjen e këtij instituti, qoftë për veprimtarinë e tij, por e bën këtë Institut mjaft të rëndësishëm edhe për dy çështje të tjera, atë të të shkruarit të historisë, pra do të jetë një mënyrë e re për të shkruar të dhënat e historisë për këtë periudhë të zezë të Shqipërisë, si dhe një element tjetër shumë të rëndësishëm, që është mbledhja e të gjithë të dhënave, e të gjithë dokumentacionit në një dorë dhe, ajo që është po aq e rëndësishme, bërja publike e të dhënave, por gjithmonë, ashtu siç është thënë edhe në projektligj, duke mbrojtur të dhënat personale, duke respektuar ato parime që kanë të bëjnë me ligjin Për mbrojtjen e të dhënave, data protection. Ky është misioni i madh i këtij Instituti, shkruarja e historisë ashtu siç ka qenë, ashtu siç tregohet e bazuar në fakte konkrete dhe as për tu hakmarrë e as për të kërkuar shpagim, thjeshtë për tu treguar brezave të sotëm e të ardhshëm për gjithë ato burra e gra, të rinj e të reja që u flijuan, sepse nuk ju bindën diktatorit, por besuan deri në flijim në mrekullinë e lirisë, në lirinë e fjalës e në demokracinë dhe shtetin ligjor.
Ka patur nga ata të cilët kanë thënë: 'çduhet një ligj i tillë 20 vite më vonë', 'është kapitull i mbyllur ai'.
Është e vërtetë, kanë kaluar 20 vite dhe akoma bijtë e denjë të nënës parti komuniste nuk e duan një gjë të tillë, pavarësisht se sot na japin leksione demokracie dhe integrimi madje edhe na mësojnë se si të sillemi me perëndimorët, kur për vete përsëri, jo mw shumew se njw orw mw parw, humbën shansin për tu treguar shqiptarëve se dinë të sillen si politikanë të Europës së shekullit XXI. Por një gjë është e qartë: pa kujtuar, studiuar e dokumentuar atë çka ka kaluar ky popull 50 vite është e pamundur të ecësh përpara. Nuk them ecje përpara me kokën prapa, por ecje përpara duke njohur e duke mësuar nga e kaluara për të mos rënë në gabime të tilla, si ajo e sjelljes diktatoriale apo në shkelje të ligjeve të këtij vend, apo kundërvënies ndaj institucioneve të këtij shteti. Është makabre, që sot pas 20 vitesh akoma shumë prej këtyre martirëve nuk u dihet as varri dhe as vuajtjet e tyre dhe të qindra mijëra atyre që i mbijetuan diktaturës. Por, është akoma më makabre kur dëgjon komente të tipit kohë e shkuar, kapitull i mbyllur, madje edhe nga njerëz të veshur me pushtet politik.
Ka ardhur momenti, që më në fund ne ta shkruajmë këtë periudhë të zezë të historisë sonë me fakte konkrete dhe dokumente, pavarësisht dëshirës së ndokujt për ta kaluar në heshtje e madje duke u përpjekur të na tregojnë se ska qenë dhe aq keq. Historia shqiptare është e tërë histori përpjekjesh e luftërash, por më e vështira pa dyshim mbetet kjo periudhë, mbetet kjo periudhë, sepse kemi akoma njerëz të lidhur pazgjidhshmërisht me atë kohë, pavarësisht se nuk mbajnë më kostumet e stofit tekstil të Beratit, po i kanë zëvendësuar me kostume firmato perëndimore. Brenda vetes kwta njerwz mbajnë të njëjtin mentalitet punist që ska më farë lidhje me Shqipërinë anëtare të NATO-s e që hedh hapa të sigurt drejt integrimit europian. Në aspektin ligjor, projektligji është në përputhje me Kushstetutën e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionin tjetër që ka lidhje me fushën.
Në aspektin procedurial, projektligji është në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.
Në aspektin e teknikës legjislative, gjatë shqyrtimit nen për nen

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›