E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin vijon shqyrtimin e projektligjit Për gjuetinë

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 24.2.2010, në orën 11:00, vazhdoi shqyrtimin nen për nen të projektligjit "Për gjuetinë. Ishin të pranishëm në mbledhje përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave: Bajram Ejdiaj, Saimir Hoxha, Elvana Ramaj dhe Haki Zotaj. Në këtë mbledhje u vijua me shqyrtimin e Kreut të Pestë të projektligjit.

Nenet 44, 45 dhe 46 u miratuan pa vërjejtje.
Në nenin 47 u bënë disa redaktime në pikën 3, kurse pika 5 u propozua të hiqet.
Neni 48, u riformulua.
Neni 49 , u propozua të hiqet.
Neni 50 pati redaktime dhe riformulime në titull dhe në përmbajtjen e tij.
Neni 51 u miratua pa vërjejtje.
Nenet 52, 53 dhe 55, kaluan me disa redaktime.
Neni 56 u propozua të hiqet.
Nenet 58, 59, 60, 61, 62 dhe 63 u miratuan pa ndryshime. Përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave u shprehën dakord me këto ndryshime.
Shqyrtimi nen per nen i projektligjit, do të vazhdojë në mbledhjen e ditës së enjte, më datë 25.2.2010, në orën 11:00.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›