E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Integrimin Europian shqyrton dy projektligje

Komisioni për Integrimin Europian, ditën e martë, datë 16.2.2010, në orën 11.00 shqyrtoi në mbledhjen e tij projektligjet: 1.Për sigurinë dhe shëndetin në punë
2. Për marrjen në kontroll të shoqërive publike Për projektligjin e parë ishin të ftuar Zëvendësministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kastriot Sulko, Drejtoresha Juridike e MPÇSSHB, Albana Shtylla, si dhe specialistja e sektorit të politikave të sigurisë dhe shëndetit në punë në MPÇSSHB, Xhilda Papajani. Për projektligjin e dytë ishin të ftuar zonja Violanda Theodhori, Departamenti Juridik, pranë AMF-së dhe zoti Denis Roka, Jurist në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Vërejtjet e anëtarëve të komisionit për secilin projektligj do të pasqyrohen në Raportin e Komisionit dhe në procesverbal.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›