E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Integrimin Europian shqyrton projektligjin Për gjuetinë

Komisioni për Integrimin Europian, ditën e hënë, datë 22.2.2010, në orën 11:00 shqyrtoi në mbledhjen e tij projektligjin: Për gjuetinë. Për diskutimin e këtij projektligji, në Komision ishte e ftuar zonja Elvana Ramaj, specialiste në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve, Administrimit të Ujrave (MMPAU). Sugjerimet e anëtarëve të Komisionit për këtë projektligj do të pasqyrohen në Raportin e Komisionit dhe në procesverbal.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›