Kuvendi miraton 3 ligjet eBE-së, hyjnë në fuqi më 1 tetor
Të tjera rreth shkrimit OSBE, Wollfarth : Kjo ditë është e rëndësishme Sequi i BE: Tani test i rëndësishëm janë zgjedhjet Shishe me benzinë te Kuvendi,ndalohen Tufa e Lico
TIRANE -Parlamenti në një seancë të Jashtëzakonshme miratoi 3 ligjet kërkesë e BE-së për integrim, me kompromisin e ofruar nga opozita për të hyrë në fuqi me parlamentin e ri: Ligji për Gjykatën e Lartë u miratua me 108 vota pro. Ligji i Nëpunësit Civil u miratua me 107 vota pro, Reforma Parlamentare me 108 vota pro. Me 66 votat vetëm të PD-së u miratua shtyrja e Amnistinë Fiskale. Opozita nuk votoi. Berisha këmbënguli megjithëse amnistia fiskale nuk ishte kërkesë e BE-së. Me 100 vota pro, asnjë kundër Kuvendi miratoi në tërësi paketën e Brukselit.
14: 10 PD VOTON AMINISTINE FISKALE ME 67 VOTA PRO, OPOZITA S’E VOTON
Votohet shtyrja e afatit të Amnistisë fiskale deri më 31 dhjetor 2013. Aministia Fiskale u miratua me 66 vota pro. Opozita nuk e voton.
ORA 14: 07 MIRATOHET PAKETA E BRUKSELIT ME 100 VOTA PRO
Me 100 vota pro, asnjë kundër Kuvendi miratoi paketën e Brukselit.
"S'e kuptoj pse e bllokuat për të marrë statusin e vendit kandidat"- u tha Topalli duke iu drejtuar opozitës.
Ora 14: 05: MIRATOHET REFORMA PARLAMENTARE 108 VOTA PRO
Reforma Parlamentare u miratua me 108 vota
Ora 14: 00 VOTOHET PR/LIGJI I NEPUNESIT CIVIL, ME 107 VOTA PRO
Miratohet, dhe votohet pr/ligji për Nëpunësin Civil i cili u miratua me 107 vota pro dhe 2 abstenim.
Balla kërkon të saktësohet që ligjet të hyjnë në fuqi më 1 tetor dhe pranohet.
ORA 13: 57 VOTOHET PR/LIGJI PER GJYKATEN E LARTE
Kuvendi miratoi pr/ligjin e Gjykatës së Lartë me 108 vota pro, 1 abstenim. Ju kisha thënë vetëm 3 sekonda”
Ora 13: 52: Hidhen në votim 3 ligjet
ORA 13: 50 BERISHA: LIGJET DO I VOTOJME, POR MIRE ESHTE TE VOTOJME DHE AMINISTINE
"Do i votojmë 3 ligjet se shohim realizimin kërkesës tonë 236 ditore. Ishte një mësuese socialiste e cila bënte propagandë, shko e pyesni. Ky është pluralizëm. Ky është standardi im. Ndërsa ai mesazhe, fatlumja që nuk ishte në selinë PS se do pësonte atë që ka pësuar ai tjetri në Vjenë. Shko në Vlorë le të marë Gjika të gjithë punonjësit e bashkisë të bëjë fushatë. Po ka standard i ri, i cili nuk mund të përdorë fonde publike për fushatë. Kryeministri udhëton me një makinë të marrë me qera. Fondet duhet të jenë ato që votoni për partitë dhe asnjë tjetër. Megjithatë seanca është thirrur për 3 ligjet dhe aministinë. Këto nuk kushtëzojnë njëra tjetrën, por një gjest fisnik sepse seancë tjetër nuk thërras. Ju më 23 qershor shkym fushata, pse tek atë e gjeni vetë”- tha Berisha
ORA 13: 30 TAHIRI PS: TI I MBYTE ME BORXHE, AMNISTINE E VERTETE DO E BEJME NE PAS 23 QERSHORIT
Deputeti i PS-së duke iu përgjigjur Berishës se administrata është e lirë të bëjë fushatë deklaroi se të gjithë ata do pushohen nga puna, ndërsa do hyjnë në punë ata që u shkarkuan se s'pranuan të bënin fushatë. Tahiri tha se Berisha nëse do e bënte amnistinë ta kishte bërë 8 vite më parë pa i mbushur me borxhe dhe gjoba dhe garantoi se aministinë e vërtetë fiskale do ebëjë PS dhe koalicioni qeverisës pas zgjedhjeve 2013.
"Nëse do të jesh fisnik me sipërmarrësit e biznesit ta kishe menduar 8 vjet më parë. Pa u mbushur me borxhe që si ke paguar ende, dhe ti konsiderosh si lopë që i vjel kur është fushatë. Ta them tani dhe mbaje mend në emër tim e koalicionit qeverisës: Punonjësit e sotëm që marrim guximin të bëjnë fushatë elektorale dhe detyrojnë të bëjnë fushatë do largohen nga puna dhe të gjithë ata që sot janë të kërcënuar prej teje me kërcënimin partiak o sillni vota ose do ikni, nesër do jetë io pari që do kthehet. Pas 23 qershorit çdo gjobë që vihet sot ndaj sipërmarësve sepse nuk bëjnë fushtaën që do ti dhe që nuk milen prej teje pas 23 qeshorit ato gjoba do anulohen dhe pas 23 qershorit do bëhet realitet me programin tonë për biznesin e vogël dhe të madh. Dhe taksën e biznesit të vogël do e heqim."
ORA 13: 25 BERISHA KËMBËNGUL: TA VOTOJME AMNISTINE SE SEANCE TJETER NUK THERRAS ME
Në orën 13: 25 u mbyll diskutimi për 3 ligjet dhe kaloi në diskutim për paketën e Aministisë Fiskale. Berisha sërish këmbëngul në miratimin e Amnistisë.
“Do flas shkurt se kam dhe 3 takime elektorale. Edhe një herë ta mbyllim me një akt fisnik. Amnistia është dëshmi e zemërgjerësisë e fisnikërisë së legjislativit. Do ishte shans i madh se seancë tjetër nuk thërras më të mbyllim së bashku duke votuar aktin aministisë. Dëshmi e fisnikërisë. Presim ta kalojmë në votim”
13:00 REPLIKON BUSHATI ME BERISHEN: JE CERTIFIKUAR SI KRYEMINISTRI PINOK
Bushati: "Po ti çfarë bëje që i ruaje kaq shumë shëndetit bllokut ndërkohë që ai bënte. Je certifikuar si kryeministri pinok. Nga 1469 të gjithë familjes time CV është e pastër. "
Topalli: Që ke një CV të rëndësishme është absolutisht e vëretë. Baba jot ishte i xhembaave telave dhe internimeve dhe si i biri i tij të kërkoje të falur. Nëse ke hallin e kryetarit të opozitës do e shohësh kryeministër të ardhshëm”
12: 37 BERISHA REPLIKON E KEMBENGUL VOTONI AMINISTINE
“Unë mund të përgjigjem pse Shqipëria nuk është si Bullgari por përgjigjen mund ta japë Sul Bushati.
(Dëgjohet një deputet i PS-së:Ke ik nga vetja). Kur kroatët dhe të gjithë qytetarët e ish jugosllavisë lëvizin pa viza, ne rrethonim Shqipërinë me tela me xhemba
Ju përdorni moton se 4 vjet s’ka ndodhur asgjë e mirë. Dhe kjo është vetëm motoja e autobusit. Fole për statusin. Ku e cuat Fierin, a e kuptuat se po bëhet luftë për kryetarin e PS. Ky është investim për postin e PS, por mua nuk më interson fare. Këtu do jemi. I bindur të jesh se qëndrimeve të mia i dal zot dhe nuk kam kurrë qëllime të këqija i kam cështje të hapura, ka muaj që po punoj për këtë cështje. Mësojeni. Nuk them se është proces i thjeshtë dhe nuk do kërkoja kurrë pa patur bazë. Kam 20 vjet që takoj dijetarë të europës e botë dhe në kulturën time s’kërkoj gjë që s’na takon. Kam muaj që punoj dhe jam optimist, dhe po punojnë të gjithë degët atje. Po e them dhe njëherë do fitojmë liberalizimin e vizave me SHBA, po ju do votoni, ju do të loboni, pse keni këtë negativizëm. Nuk shkon kjo punë. Për hir të aleancës do të thoshte gjobat e 1 prillit.Ju si të dëshironi ne ligjet do i votojmë, por unë them amnistinë ta votoni"
ORA 12:38 BUSHATI i PS: TRE LIGJET SKANE LIDHJE ME AMINISTINE, KERKO TE FALUR
Deputeti i PD-së Ditmir Bushati tha se 3 ligjet nuk kanë lidhje me aministinë.
“Jeni i vetmi që nuk i drejtoheni parlamentit në këmbëm, por ulur. Jemi në një situatë kakofonie, ku kryeministri tenton të ngatërrojë dy cështje që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, atë të 3 ligjeve dhe të amnistisë. Jemi këtu për ti dhënë një mundësi të gjithë shqiptarëve administratën publike të munguar dhe rregulloren e re të parlamentit që të mos i ngjajë këtij të sotmit, nuk duam që progres raporti të kritikojë kryetaren e Kuvendit. illoni vetë të kërkon faljen sepse nga 23 vite nga rënia e regjimit komunisti ju 13 i keni dominuar. A nuk do të ishit mirë që të kërkonit falje. Keni qeverisur këtë vend për 13 vjet dhe nisni të kërkoni faljen nga vetja. Duam të miratojmë këto ligje të mos bëjmë gabimin fatal. Jeni qeveria e parë që futët vendin në një kurs antiperëndimor, që vazhdoni të mashtroni publikun me cështje fondesh”- tha Bushati.
ORA 12:28 BERISHA E KUSHTEZON ME AMNISTINE
Nis seanca parlamentare. Kryeministri Berisha akuzon opozitën se kanë shkelmuar interesat e shqiptarëve duke mos i votuar 335 ditë këto 3 ligje.
“Shkaku themelor i thirrjes së parlamentit është votimi i tre ligjeve. Kursejmë 6 mln euro pasi u humbën qindra mlm euro nga shkelmimi i opozitës. Ata të cilët shkelmuan 3 ligjet krijuan një pellg të zi me ujin e të cilit po lajnë fytyrën. Nëse i kërkoni të falur për 335 ditë shkelmim të interesave të tyre unë nuk i kam asnjë koment. Nëse ju i votoni këtë ligj për shkak të konflikteve brendshme të jeni të sigurtë se ky ligj do tju përvëlojë. Besoni se mund të lani sytë me ujin e pellgut të zi."
12:10 - MAJKO, TË KANË BËRË KURBAN NË TIRANË
"Zoti Majko, ja ky është kryeqyteti i biznesit, i cili pret që atë që nuk e bëmë se nuk thatë votat, kur votuam amnistinë e 100-vjetorit ta bëjmë sot. Po harroje t’u trokasësh ndonjë ditë në dyqan bizneseve, po nuk e bëmë. Pse e merrni me inat këtë ju? Nuk merret me inat, votohet amnistia. Kryetari juaj premton, është politikan kioskë, e fut dhe kioskën në autobus. Do fal thotë gjobat e 1 marsit e këtej. Po pse jo nga 1 janari e këtej? Çfarë ka ndodhur nga marsi e këtej? Ta votojmë amnistinë si një akt serioz i shtetit. Nuk keni shkak të refuzoni amnistinë. Çfarë do t’u thuash biznesmenëve të Tiranës, që kanë punësuar qindra e mijëra vetë, atyre të Elbasanit jepini aministinë, se atë tunel s’ke për ta marrë kurrë. Shteti ndëshkon, shteti fal. Hajde amnisti totale! Ty Majko të ka sjellë për kurban në Tiranë, se kur s’të votoi Maliqi do të të votojë Tirana ty?!”, i tha kryeministri Pandeli Majkos, i pranishëm në sallë.
12:05 - ZOTI BLUSHI, KU E KENI FIERIN?
"Zoti Blushi, ku është Fieri? Më thuaj pak ku e ke Fierin? Ja pra, ku jeni ju. A jeni ngritur mbi 30 herë këtu e keni thënë: “Fieri”, “Fieri”, e bëtë njëlloj si Dushku dikur. Shkoni i kërkoni të falur qytetarëve të ndershëm të Fierit. Ja ku janë kamerat, po regjistrojnë. Bëjeni që këtu. Kërkojini të falur. Nuk e bëni", tha Berisha.
12:00 - JO PËR INAT TË BERISHËS
"Çfarë do t’u thuash biznesmenëve të Korçës, që nuk voton sot aministinë. S’ka gjë partiake. Kryetari premtoi heqjen e gjobave nga 1 marsi, po le t’i bëjmë qytetarët të barabartë. Pse vini me paragjykime, me partishmëri. Keni nevojë për konsultime njëri me tjetrin. Merrni kohënqë ju duhet. Nuk keni tëdrejtë. Si mudn të shkosh në Lezhë e t’u thuash biznesmenëve.
Vali ti ia ke lënë në dorë Koços ligjin amnistisë. Shih rrugën e Qeparoit, si ua mori paratë fshatarëve,paratë e qeverisë dhe s’ua bëri rrugën. A keni nevojë për mbledhje grupi. S’keni as Gramozin. Keni nevojë për mbledhjeme aleatët?
Nga një anë na akuzoi se kanë shkuar gjobat majtas. Hajde t’i falim. Shteti fal. Si do t’u dilni biznesmenëve para. Për inat të Sali Berishës më lanë të gjobitur. A thoni se janë gjobitur socialistët. Hajde votojmë për heqjen e gjobës. Për shumicën tuaj është rasti i fundit, që mund të votoni për një amnisti", tha Berisha.
Ora 11: 30- 10 MINUTA PUSHIM, PS MBLEDH GRUPIN, DO VENDOSET QENDRIMI I PS
Pasi kryetarja e Parlamentit lexoi kërkesën e dorëzuar nga kryeministri për të mbledhur parlamentin, deputeti i PS-së Taulant Balla kërkoi shtyrjen e seancës për 10 minuta për tu mbledhur Grupi PS, pasi do të bëjnë publik qëndrimin e grupit për ligjet e hedhura sot për votim.
Deputeti Taluant Balla në emër të grupit parlamentar kërkoi të vërë në dijeni se në rendin e ditës, dy pr/ligje atë për organizimin e Gjykatës së Lartë dhe atë të Nëpunësit Civil janë vetëm për votim.
Balla: “Kjo do të thotë që për shprehje të vullnetit politik, duhet të kishte diskutim në emër të grupeve parlamentare të paktën për këto 2 pr/ligje.
Dua 10 minuta pushim për mbledhjen e Grupit PS.”
Topalli: Përsëri kërkoni kohë. Ok ju respektojmë.
Edhe një herë, është e vërtetë që kanë qenë vetëm për tu votuar në rend dite. Si kryetare e kuvendit kam shfrytëzuar një hapësirë e të time. Unë nuk i kam hedhur në votim që të mos mbeteshin jashtë rendit të ditës. Për qëndrimin grupeve 3 minuta kohë
ORA 11:00 SEQUI NE KUVEND QE NE 10:00, SEANCA ENDE SKA NISUR
"Deputetët janë korridoreve dhe ambienteve të jashtme. Pritet të vijë dhe kryeministri. Ndërkohë ambasadori i BE-së Sequi korrekt si ndërkombëtarët ka mbërritur në orën 10:00 në Kuvend për të ndjekur seancën. “- informon Joniada Koçi, gazetarja e Tv A1 Report në një lidhje direkte televizive nga oborri i Parlamentit në orën 11:00.
Mes deputetëve që pritet të jenë në këtë seancë të jashtëzakonshme është Fatos Hoxha, Viktor Gumi, dy deputetët e PD-së të cilët tashmë janë lënë jashtë listave
ORA 07:00 PS PRITET TE JETE, PD ME MUNGESA
(shkrimi i Shqiptarja.com, print (30 maj 2013)
PS pritet të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, pasi janë shprehur se kanë marrë njoftim. Në orët e vona të mbrëmjes të kontaktuar nga gazeta, deputetët e PS thanë se kanë marrë njoftimin për të qënë sot në orën e përcaktuar në Kuvend, duke lënë për një ditë fushatën elektorale në zonat ku kandidojë.
Por, ndonëse kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka thirrur tashmë zyrtarisht Kuvendin në sesion të jashtëzakonshëm, vetëm pak orë përpara është e paqartë nëse ajo do të zhvillohet në mënyrë të rregullt apo jo, pasi nga zyra e Topallit thuhet se thirrja e Kuvend mbetet në fuqi me atë rend ditë që është kërkuar nga Kryeministri Berisha.
Këtu përfshihen, 3 ligjet e integrimit, ai për Nënpunësin Civil, projektligji për Gjykatën e Lartë e Reforma Parlamentare. Por bashke me to, Berisha ka futur në rendin e ditës dhe Amnistinë Fiskale, që gjithashtu përmban pikëpyetjen për ligjvënësit, se cili është ky draft e si do të shkojë ai për votim, pasi nuk është kaluar më parë në komisionet parlamentare.
Ndërkohë dhe PS është shprehur kundër, ndërsa duhej të ishte mbledhur konferenca PS është shprehur se tre ligjet duhej të ishin diskutuar më parë në komisionin e ligjeve për të bërë përmirësimet e duhura, por PD e ka të vështirë të mbledhë këtë komision, për shkak se kryetari Ilir Rusmali e gjysma e anëtarëve të PD nuk kandidojnë s’gjenden në qarkullim, duke rrezikuar dhe seancën e sotme të Kuvendit.
Pritet që shumica e deputetëve të PD që nuk janë kadidatë për Kuvendin e ardhshëm nuk do të jenë sot në seancën e thirrur nga kryeministri, në shenjë pakënaqësie ndaj Berishës. Gjithsesi nga Kuvendi thuhet se s’do mblidhet Komisioni Parlamentar i Ligjeve, pasi ai i quan të diskutuara e miratuara prej tij tre ligjet e njohura si të integrimit.
Ky qëndrim zyrtar i Kuvendit, rrëzon kërkesën e opozitës që pak ditë më parë kërkoi diskutimin e drafteve e dakortësimin e tyre te “Ligjet”, përpara se ato të shkonin në seancë për votim. Shtuar dhe mosdiskutimin e riformatimin e KQZ të kërkuar nga opozita, seanca është dështim.
Redkasi Online
(jm/sg/shqiptarja.com)