E Diel, 1 Nëntor 2026

Tavo: Kryebashkiaku i Gjirokastrës bën pazare me Spiro Kserën kundër LSI. Kam video për këtë

vangjel-tavo-flamur-bime-spiro-kseraKandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, akuzon PS-në se po bën pazare me PD-në për të manipuluar votat e LSI-së në këtë qark.

Tavo tregon se ka filmime dhe incizime audio të dy takimeve të bëra në Dervician dhe Tepelenë të dy personave me pushtet të PS e PD, të cilët, sipas tij, kanë bashkëpunuar dhe në të kaluarën, më 2009-n dhe 2011-n, për pushtetin lokal.

Unë denoncova realisht një pazar, i cili përgatitet të bëhet në dëm të LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, të personave të veshur me pushtet të të dyja forcave politike, PS dhe PD. Ata po bëjnë çmos që të eliminojnë politikisht LSI-në duke manipuluar votat e të majtëve dhe duke e shpallur rezultatin në tavolinë 3 PS dhe 2 PD. Këto janë pazare të njerëzve pazarxhinj, të njerëzve që kanë vite që i kanë bërë në Gjirokastër duke ndihmuar në zgjedhjet e 2009-s kandidatin e PD për deputet, apo në vitin 2011, kur PD i ka kthyer borxhin kandidatit të PS për zgjedhjet lokale, tregon Tavo për gazetën Panorama.

E përditshmja aludon se zyrtarët janë kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime dhe ministri i PD, Spiro Ksera.

Sipas tij: Janë shumë të njohur personat, sepse në Gjirokastër dihet se kush i ka bërë këto pazare si në vitin 2009, ashtu dhe në vitin 2011. Qëllimi im si kandidat i LSI-së në qarkun e Gjirokastrës është fitorja e së majtës me 4 mandate në këtë qark dhe 1 për të djathtën. Kjo është plotësisht e mundur dhe arrihet nëse ekziston kohezioni mes partive të së majtës së bashkuar dhe nëse të gjithë bashkë punojmë duke ditur se kundërshtari ynë i përbashkët është PD në këtë qark, dhe jo ashtu siç po punohet me moton që armiku i mikut tim është miku im.

Tavo pretendon se bëhet fjalë për dy takime të filmuara në Dervician dhe një në Tepelenë.

Takimi është bërë në një shtëpi në Dervician, që njihet për opinionin gjirokastrit, ku përsëri eksponentë të të dyja forcave politike takohen.

Tavo shprehet se: Materiali do të dalë nëse nuk do të ketë reagim konkret nga ana e kryetarit të Partisë Socialiste. Kam momentalisht një reagim të parë nga Edi Rama. Do të pres nëse ai do të marrë masa të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›