E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA nuk merr rol në krizën shqiptare, por paralajmëron se do ndëshkojë dhunën (E PLOTE)

Jonathan Moore gjatë takimit me gazetarët- faqe 3Jonathan Moore, Drejtori për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin e Shtetit, i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të respektojnë institucionet përgjegjëse të zgjedhjeve në Shqipëri dhe inkurajoi politikën shqiptare të votojë tre ligjet e mbetura nga paketa e ligjeve të nevojshme për të aplikuar për statusin e vendit kandidat për anëtarë në Bahskimin Evropian.

Zoti Moore shprehu mbështetjen e tij të fortë për ambasadorin e SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në përpjekje për të shuar zërat e përhapur nga burime afër qeverisë se ambasadori nuk ka mbështetje për tonet kritike ndaj qeverisë.

Zoti Moore tha se ne besojmë se është absolutisht e nevojshme që qytetarët e Shqipërisë të mund të respektojnë institucionet përgjegjëse për zgjedhjet si dhe rezultatin e zgjedhjeve.

Moore tha se ka takuar zonjën McCormack, e cila është në krye të misionit të vëzhguesve. Ai përmendi angazhimin e Sekretares Clinton për zgjedhjet në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e tyre për procesin e anëtarësimit në Evropë.

Zoti Moore po ashtu inkurajoi në mënyrë të përmbajtur udhëheqësit politikë lidhur me miratimin e tre ligjeve duke theksuar se në politikë dhe në diplomaci, nuk ofrohen urime derisa diçka të ketë ndodhur, kështu që ne do të presim të shohim çfarë do të ndodhë në Parlament nesër, por shpresojmë që kjo të ecë përpara me sukses.

Pas kësaj zoti Moore ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve të ftuar në një nga mjediset e ambasadës së SHBA në Tiranë.

Armand Mero: Z. Moore. Faleminderit për këtë mundësi. Në muajin prill ju erdhët këtu fill pasi anëtari i KQZ-së i LSI u shkarkua dhe dy anëtarët e tjerë të KQZ-së dhanë dorëheqjen. Nëse e mbaj mend mirë, ju thatë atë kohë se nëse KQZ-ja do të përfundonte me vetëm katër anëtëarë, zgjedhjet do të ishin në rrezik. Sot në Durrës ju thatë se pavarësisht nga fakti që ka vetëm katër anëtarë, ekziston dhe një Kolegj Elektoral. A ka një ndryshim thelbësor në qëndrimin tuaj? Ju thatë se keni ardhur këtu posaçërisht për çështjen e KQZ-së. E konsideroni misionin tuaj të dështuar, meqenëse Kryeministri tha dje se ai nuk do të ofrojë kompromis për çështjen? Gjithashtu, brenda kuadrit të zgjedhjeve, vlerësimi i tyre bëhet mbi dy parime, të lira dhe të ndershme. Mendoni se duke marrë parasysh situatën e tanishme parimi i ndershmërisë është prekur?

Jonathan Moore: Nuk ka dyshim që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve luan një rol shumë të nevojshëm. Nuk ka dyshim që pa shtatë anëtarë, KQZ-ja nuk mund ta luajë plotësisht rolin e saj. Dhe, për të qënë të qartë, nëse e kuptova drejt pyetjen tuaj, unë nuk erdha këtu për të rregulluar KQZ-në; erdha këtu për të parë situatën zgjedhore. Jam në dijeni jam i sigurt se të gjithë ju jeni që ka pasur shumë bisedime të nivelit teknik midis partive politike të mazhorancës dhe opozitës për KQZ-në. Dera nuk është krejtësisht e mbyllur. Ne ende do të dëshironim që të shihnim një kompromis midis qeverisë dhe opozitës në mënyrë që KQZ-ja të ketë vërtet shtatë anëtarë. Përshtypja ime është që në këtë moment nuk ka shumë gjasa që qeveria dhe opozita të jenë të përgatitura të gjejnë kompromis për këtë. Është e rëndësishme që, siç e përmendët dhe ju dhe siç thashë sot më herët në Durrës, ka institucione të tjera zgjedhore të cilat kanë një rol për të luajtur. Është gjithashtu shumë e qartë se të gjitha partitë politike kanë ndërmend të ecin përpara me zgjedhjet e 23 qershorit. Shumë parti kanë bindjen se do të fitojnë. Sigurisht, nuk është e mundur që të gjitha ato të fitojnë. Dhe, siç dëgjova kur isha këtu në prill, të gjitha partitë më janë zotuar mua, i janë zotuar Ambasadës dhe Ambasadorit se ato do të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit.  Çështja e mbajtjes dhe atmosferës së zgjedhjeve është e komplikuar. Si një vend pjesëmarrës në OSBE, ne do të ndjekim konkluzionet e misionit vëzhgues të OSBE-së. Ata kanë një skuadër shumë profesionale dhe të madhe në numër dhe ne jemi të kënaqur që po e mbështesim këtë përpjekje. Ne gjithashtu do të kemi përfaqësuesit tanë nga ambasada këtu.  Thelbi është që ne do të dëshironim që KQZ-ja të kishte shtatë anëtarë.  Por, nëse kjo ndodh apo jo, duket se të gjitha partitë janë të gatshme të vazhdojnë me zgjedhjet.

Mero Baze: Z. Moore, për aq sa e konsideroni problem KQZ-në, a mendoni se për këtë ishte përgjegjëse qeveria apo opozita? Pyetja ime e dytë është: Ju e konsideroni shumë të rëndësishme besimin e publikut tek rezultati zgjedhor dhe institucionet. Ndërsa ne jemi këtu duke folur për institucione që nuk funksionojnë dhe një klimë të dëmtuar besimi, a do të ishte e drejtë ti kërkonim qytetarëve të kishin besim tek institucionet zgjedhore?

Jonathan Moore: Politika është shumë e vështirë në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Ka shembuj ku kompromisi është i mundur dhe ndoshta do ta shohim këtë nesër në Parlament me votimet për të ardhmen europiane në Shqipëri. Ambasada ka qenë shumë e qartë në shqetësimet e saj për ndryshimet në përbërjen e KQZ-së. Ambasadori ynë ka folur për këtë tashmë dhe ne mbështesim qëndrimin e tij 100 përqind. Në të njëjtën kohë, parti të tjera që kanë tërhequr përfaqësuesit e tyre nga KQZ-ja kanë gjithashtu disa përgjegjësi për funksionimin e këtij institucioni, veçanërisht në lidhje me rolin e KQZ-së dhe të qënit e saj në gjendje që të certifikojë rezultatin, për të cilin duhen pesë anëtarë. Natyrisht, ne e dimë se njerëzit kanë më pak besim dhe bindje për shkak të problemeve me KQZ-në. Por, pikësëpari, mendoj se qytetarët e Shqipërisë janë mjaft të sofistikuar. Ata kanë parë shumë politikë aktive në 20 vitet e fundit. Ata kanë parë strategji dhe taktika të ndryshme të ndërmarra nga shumë parti politike, ato në qeveri apo në opozitë. Dhe, me të gjitha këto parti që thonë se duan të ecin përpara, mendoj se mesazhi për qytetarët e Shqipërisë është i qartë. Dje më thanë se ka 64 parti të ndryshme politike në Shqipëri. Ka shumë opsione të ndryshme mes të cilave qytetarët në Shqipëri mund të zgjedhin. Dhe ne i nxisim ta bëjnë këtë. Ne do të donim që, falë jush dhe informacioneve të tjeraQytetarët e Shqipërisë duhet të jenë të informuar për partitë dhe kandidatët individualë dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Nuk është një mekanizëm i përkryer. Winston Churchill ka thënë që demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç të gjitha formave të tjera që

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›