Kuvendi miraton Igli Totozanin si Avokat të Popullit
Share
Igli Totozani është zyrtarisht në krye të institucionit të Avokatit të Popullit, pas votimit të tij në Kuvend. Për Totozanin kanë votuar 127 deputetë pro dhe vetëm 2 kundër.
Kandidatura e tij u propozua nga ana e PS-së dhe mori aprovimin e mazhorancës, edhe pse deputetë të kësaj të fundit u shprehën se ai është një person politik.
Votimi me unanimitet për Avokatin e Popullit bën pjesë në marrëveshjen e arritur disa javë më parë mes PD-së dhe PS-së.