E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton Kodin Rrugor opozita jep voten pro

Thyhet tradita e tre viteve të fundit dhe opozita shqiptare jep votën për ligjn e parë me 3/5. Bëhet fjalë për Kodin Rrugor dhe ndryshimet brenda të tij, të cilat kaluan në seancë plenare me plot 115 vota dhe asnjë kundër. Me të drejtë, kryetarja e kuvendit falenderoi deputetët e majtë për bashkëpunim në këtë pikë, e cila kishte kohë që kishte ngecur.

Prezantimi i ndryshimeve u bë nga kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, që është edhe komisioni përgjegjës për shqyrtimin dhe kalimin e këtyre ndryshimeve.

Ndryshimet në Kodin rrugor përfshijnë shumëfishimin e gjobave për shkeleje të rregullave në qarkullimin rrugor, që përbën edhe ndërhyrjen me kryesore brenda këtij kodi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›