Kuvendi miraton buxhetin faktiik të vitit 2010

Votimi është bërë vetëm e mazhorancës në Parlament, ndërsa opozita ka votuar kundër. Pas votimit nen për nen, në fund është bërë miratimi në tërësi, ku 71 deputetë kanë dhënë votën e tyre pro ndërsa 55 kundër.
“Fytyra e vërtetë e një qeverie është buxheti. Të gjithë ata që votojnë kundër këtij buxheti, votojnë kundër rritjes së pagave dhe pensioneve. Fondi për pensionet është 106 mln lekë dhe sot është e vërtetë se pensionistët në fshat marrin mbi 110% më shumë se 5 vjet më parë”, tha kryeministri Sali Berisha. Kryeministri tha se janë kryer një sërë reformash si dhe shifrash në drejtim të shpenzimeve të fondeve të buxhetit.
“Qeveria para së gjithash dhe mbi të gjitha i shndërroi në para për portofolet e 810 mijë familjeve shqiptare. Në një kohë kur qeverive të tjera iu desh të fusin gërshërët në xhepat e qytetarëve të tyre, qeveria shqiptare derdhi një pjesë të mirë të buxhetit shqiptar për rritjen e rrogave dhe pensioneve”, shtoi ai. “Do mbetet me germa të zeza në historinë e këtij Kuvendi, vota juaj kundër. Ju kundërshtuat edhe rrugën e Elbasanit, por harruat se do kalonit vetë në të. Por unë, ju garantoj sapo ta mbarojë tuneli, ju do të ngjisni Qafë Kërrabën nga inati i tunelit”, vijoi Berisha. Ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist, Ruçi u shpreh se kryeministri drejton gishtin nga opozita.
“Nuk ka kryeministër në botë që drejton gishtin te opozita, por opozitën që i drejton kryeministrit gishtin. Akoma pas 20 vjetësh, megjithëse përgjërohesh për demokracinë, nuk e ke kuptuar se ky sistem është i opozitës dhe t’i në vend të kërkosh llogari duhet të japësh llogari”, tha Ruçi.“ǒt’i themi në qytetarëve që u ke rritur thuajse dyfish vajin apo makaronat, apo pensionistëve që u ke rritur pensionet kur i ke rritur çdo produkt. Këtë duhet të bësh, të japësh llogari për qeverisjen tënde e jo të mbulosh korrupsionin galopant me ilaçet”, shtoi Ruçi. /Start/
2011-10-06 16:25