Kuvendi, miraton komisionin ad-hoc për kartat
Kuvendi miratoi këtë të enjte pro ngritjes së Komisionit të Posaçëm për mbikëqyrjen e procesit të pajisjes së shtetasve, me karta Identiteti. Komisioni ka në përbërje 9 anëtarë, 3 i përkasin demokratëve, 3 socialistëve, nga një PDR e PR dhe i fundit PSD.
TIRANE- Vetëm tre muaj para zgjedhjeve shumica dhe opozita miratuan ngritjen e një komisioni ad-hoc që do të monitorojë procesin e zgjedhjeve, përfshi edhe atë të shpërndarjes së kartave të identitetit. Komisioni që do të drejtohet nga demokrati Ilir Rusmajli dhe nënkryetarë socialisti Kastriot Islami, mori 95 vota pro dhe asnjë kundër.
Komisioni ad-hoc u kërkua nga Partia Socialiste, e cila kërkoi edhe kryesimin e tij gjë që nuk u pranua nga demokratët.
Po kështu LKuvendi votoi pa asnjë hezitim edhe për shkarkimin e ish ministrit të Kulturës Ylli Pango, duke dhënë 100 vota pro dekretit për largimin e tij nga posti qeverisës. Por ndarja pozitë-opozite u pa pikërisht në momentin e dekretit për emërimin e ministrit të ri të Kulturës Ardian Turku, ku dekreti për emërimin e tij arriti të marrë vetëm 72 vota pro kundrejt 26 kundër.
Ylli Pango, u shkarkua nga detyra e ministrit të Turizmit Rinisë dhe Sporteve vetëm 4 minuta pasi programi “Fiks Fare” e kishte shfaqur atë teksa synonte marrëdhënie intime me një vajzë në këmbim të një vendi pune.
(a.r/news24/balkanweb)