Tiranë, plagosen me armë zjarri dy persona
Dy presona u plagosën me armë zjarri,pas një grindje mes tyre për motive të dobëta.Burime zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të ditur se ngjarja ndodhi tek vendi i quajtur Kthesa e Kamzës, kur pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve Gëzim Perbibaj, 32 vjeç, i cili ka qënë duke shtruar në rrugë një kabëll elektrik dhe Lazër Ramaj, 47 vjeç, ngjarja përfundoi me përdorimin e armëve midis tyre. Për pasojë, të dy personat mbetën të plagosur në këmbë.Në cilësinë e provës materiale, policia që mbërriti në vendin e ngjarjes, sekuestroi dy armët e krimit (çifte shotgan e poseduar me leje nga shtetasi Lazër Ramaj dhe pistoletë tip TT, e mbajtur pa leje nga shtetasi Gëzim Perbibaj), ndërkohë që dy të plagosurit u dërguan në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mësohet se për këtë ngjarje, prokuroria e rrethit gjyqësor të Tiranës ka nisur hetimet.