E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ kërkon rritjen e çmimit të energjisë, drejtori i saj, rrogë 66 000 euro në muaj

Share

CEZ prej kohësh kërkon rritjen e çmimit të energjisë elektrike, gjë që është kundërshtuar ashpër nga ana e opozitës, e cila është shprehur sot në Kuvend se, vendi ynë ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike.

Deputeti Erion Braçe është shprehur i tronditur nga fakti se drejtori I CEZ, e cila kërkon rritjen e çmimit të energjisë, merr plot 66 mijë euro në muaj.

66000 mijë euro në muaj rroga e drejtorit të CEZ!!! Dua një përgjigje si klient i CEZ!!! Çështë kjo rrogë??Po tatim mbi rrogën a paguan ky zotëri?? Sa paguan?? Paska dhe nje gjë tjetër: këto rroga u njihkan si shpenzime dhe u llogaritkan në argumentat e rritjes së çmimeve të energjisë që na shitet ne!, ka deklaruar Braçe në Kuvend.

Kjo deklaratë ka shkaktuar irritimin e Jozefina Topallit dhe Ridvan Bodes, që kanë thënë se nuk u duhet marrë me detaje personale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›