E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton me konsensus ligjin per konferencen e Gjyqesorit

Parlamenti miratoi me konsensus ligjin për organizimin dhe funksionimin e Konferencës gjyqësore. 128 vota pro të mazhorancës dhe opozitës i dhanë kësaj konference një ligj organik pas atij të vitit 2004 që prej kohësh ishte shfuqizuar nga gjykata kushtetuese

Minsitri i Drejtësisë Halimi njohu para votimit edhe një herë të gjithë trupën parlamentare me ligjin i cili ndër të tjera shmang delegimin e votës së gjyqtarëve të konferencës në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, garanton mekanizmin që zgjidh ngërcin që krijohej kur mbeteshin vende vakante në KLD dhe mundëson përfaqësimin e të gjitha shkallëve të gjyqësorit me anëtarët gjyqtarë të këshillit

Reforma në drejtësi ka hedhur hapa të ndjeshëm gjatë këtij sesioni parlamentar, ku një sërë ligjesh më shumicë të thjeshtë apo të cilësuar janë miratuar dhe sipas Halimit kanë synuar që pushtetit gjyqësor të distancohet nga korrupsioni e të jetë më shumë garant i interesave të qytetarëve. Por ministri i Drejtësisë nuk del nga ky fundsesioni pa një peng për në ligj tjetër të rëndësishëm që PS refuzoi ta votonte tani.

Votat e të dy krahëve, 117 të tilla kanë marrë edhe dekretit i presidentit Artan Zeneli për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Enkelejd Alibeaj i demokratëve dhe Erjon Braçe i socialistëve votuan kundër. Nga PS erdhën dhe tre abstenime të Majkos, Bellos dhe Felajt, ndërsa kryetaarja e Kuvendit Topalli nuk mori pjesë në votim. Më herët krerët e mazhorancës parlamentare kishin deklaruar se nuk kishin asgjë kundër figurës se Artan Zenelit, por nuk pajtoheshin me shkeljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga presidenti i ikur tashmë Bamir Topi, që në asnjë rast nuk konsultoi Kuvendin për dekretetet e tij

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›