E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovaki, Parlamenti voton heqjen e imunitetit

Ligjvënësit sllovakë kanë votuar me shumicë dërrmuese për heqjen e imunitetit. Sipas ndryshimeve te fundit, ligjvënësit humbasin imunitetin nga ndjekja penale, por për arrestimin e tyre nga policia do të vazhdojë të jetë i nevojshëm miratimi parlamentar.

Parlamenti ka votuar me 144 vota pro ndryshimit në Kushtetutë, ndërkohë që 6 deputetë kanë abstenuar nga votimi.

Imuniteti ka qenë për kohë të gjatë i papëlqyer, por thirrjet publike për eliminimin e tij janë rritur në muajt e fundit, pas zbulimit të një skandali financiar.

Rasti i njohur si Gorilla është shfaqur në internet në muajin dhjetor, duke sugjeruar se një grup financiar ka korruptuar politikanë të qeverisë dhe të opozitës më 2005-06, për të përfituar nga privatizimi. Rregullat e reja për imunitetin do të hyjnë në fuqi më 1 shtator.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›