E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja nuk do votoje me 6 gusht heqjen e imunitetit

Në mënyrë përfundimtare Partia Socialiste ka konfirmuar në seancë plenare se nuk ka ndërmend të votojë më 6 gusht reformën kushtetutese për heqjen imunitetit. Drafti konsesual do të vijojë të të kushtëzohet me ndërhyrje të tjera në ligjin themelor të shtetit. Dicka e pritshme dhe si një nga paradokset e radhës të Edi Ramës e cilësuan demokratët, sipas të cilëve është qartësisht e lexueshëm përpjekja e tij për të bllokuar për të tretën herë marrjen e statusit të vendit kandidat

Në çelje të seancës plenare, kreu i Grupit Parlamentar socialist kërkoi ndjekjen e procedurës parlamentare për nismën tjetër të ndërhyrjes në Kushtetutë, sipas të cilës anëtarët dhe krerët e organeve kushtetuese duhet të zgjidhen me shumicë të cilësuar.

Kryetari i mazhorancës Berisha ka deklaruar gjatë javës se nisma e socalistëve kërkon të bllokojë zgjedhjen e anëtarëve të organeve kushtetuese dhe qeverisje nga pakica dhe jo nga shumica e zgjedhur nga populli. Ndërsa ekspertët e Euralius dhe PAKA gjatë seancës dëgjimore në Këshillin e lgjislacionit bënë thirrje që të votohej drafti për imunitetin që tani, si një draft i studiuar gjatë dhe i kompletuar ndryshe nga nisma e socialistëve që kërkon kohë për shqyrtim dhe analizë. Ata nuk shihnin një lidhje tek pretendimi i opozitës se heqja e imunitetit nuk do të funksionojë pa ndryshuar kushtetutën edhe për nismën tjetër të socialistëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›