E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton ndryshimet fiskale

Ndryshimet u propozuan nga Ministria e Financave, ndërsa u miratuar nga 71 votat e deputetëve të mazhorancës në Parlament.

Në themel të ndryshimeve janë heqja e doganës për automjetet, rritja e akcizës për karburantet, ulja e akcizës për birrën dhe heqja e tarifës doganore 10 për qind për veshjet. Ministri i Financave, Ridvan Bode, i cilësoi ndryshimet në paketën fiskale, si politika atraktive për të mbështetur industritë vendase dhe për të vendosur rregulla për funksionimin e një tregu më transparent, më konkurues dhe për të minimizuar e goditur evazionin fiskal. Ministri Bode tha se këto ndryshime nuk synojnë rritjen e të ardhurave në buxhet. Ndryshimet në ligjin "Për taksat kombëtare", përfshijnë mënyrën e pagesës së taksës doganore për makinat e importuara dhe synojnë zhbllokimin e tregut të brendshëm të shitjes së automjeteve të përdorura.

Taksa që një qytetar do paguajë për qarkullim dhe regjistrim do të varet nga sa ai e përdor automjetin e tij dhe jo si më parë, kur taksa ishte e njëllojtë si për qytetarët që e përdornin rrallë automjetin e tyre, ashtu edhe për ata që e përdornin shpesh atë. Kjo taksë tashmë parashikohet të vilet në momentin e blerjes së karburantit. 

Kuvendi miratoi po ashtu heqjen e tarifës së importit prej 15 % për industrinë e konfeksioneve në vend. Vendimi synon zgjerimin më tej të kësaj industrie. Në seancën e sotme plenare u miratua edhe p/ligji "Për disa ndryshime në ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit". /Start/

                                                                                             2011-07-21 14:55
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›