Miratohet paketa fiskale me 71 vota pro te mazhorances
Që nga muaji shtator do të ketë taksa të reja për makinat, do të reduktohet akciza e birrës si dhe do të eliminohen taksat doganore për veshjet.
Deputetët e mazhorancës e kaluan këtë paketë me 71 vota, ndërsa në sallë mungonin deputetët e opozitës.
Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi gjatë prezantimit të projektligjeve fiskale, se riformulimi i taksës së makinave, përbën edhe ndryshimin kryesor, i cili do të sjellë barazi në përdoruesit e automjeteve.
Sipas tij, taksat më të larta do të paguhen nga ata që përdorin më tepër infrastrukturën dhe ndotin më tepër mjedisin.
Një projektligj i rëndësishëm i kësaj pakete konsiderohet edhe ai i heqjes së taksave doganore për veshjet.
Sipas kreut të Financave, kjo do të ndihmojë veçanërisht industrinë fasone, e cila synon të prodhojë produkte nën siglën shqiptare.
Pjesë e paketës fiskale është edhe projektligji “Për akcizat", i cili synon uljen e barrës fiskale në sektorin e prodhimit të birrës në vend.