Rast per Greqine - Ku jane te investuara mire subvencionet e BE-se

Ata e quajne Silicon Valley te Greqise. Pak me ironi por pa dyshim me vetebesim Corallia quhet qendra teknologjike ne veri te Athines. Si ne nje varg koralesh duhet te punojne ketu firma te reja nga fusha e mikroelektronikes. Efstratios Kehayas para nje gjysmeviti vendosi qe pas universitetit te vije drejtperdrejt ketu
Kur hyme per here te pare ne godine e ndieme veten menjehere ne shtepi. Aty pame njerez me te cilet mund te flisnim qe e dinin menjehere se per se behej fjale. Qe arritem ti mbledhim te gjithe ketu ky eshte me te vertete nje sukses per tu mbajtur mend i firmes sone.
Se bashku me nje shokun e tij te studimeve inxhinieri elektrik themeloi firmen Constelex e cila prodhon perforcues shume cilesore per dritat nga fibrat optike. Ky eshte vetem nje shembull midis shume shembujve. Qe prej themelimit pese vjet me pare projekti ne fjale qe mbeshtetet me para te Bashkimit Evropian eshte rritur gjithnje e me shume. Nderkohe firmat jo vetem zhvillojne ketu produkte po edhe prodhimi eshte zhvendosur gjithnje e me shume ne Greqi thote drejtori i Corallias Jorge Sanchez Papaspiliu
Kjo ndodh sepse ne e kemi arritur masen kritike. Ekziston logjistika dhe shpenzime me te vogla. Prandaj ketu behen gjithnje e me shume prodhime prodhimi nuk shkon ne boten e jashtme.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje shkendije shprese ne mes te depresionit Greqia arrin suksese ne eksport ne fusha dytesore ekonomike. Ekonomia klasike eshte pertoke dhe ka nevoje urgjente per ndihme mendon Konstatin Megalos president i Dhomes greke te Industrise dhe Tregtise. Bankat greke nuk japin me thuajse fare kredi as per investime me vend. Prandaj parate nga fondet strukturore evropiane duhen perdorur me fantazi.
Qeveria greke duhet te ushtroje presion tek autoritetet evropiane te cilat paguajne para te percaktuara gjithsesi per Greqine. Ne menyre qe keto para te mund te perdoren si per investime publike ashtu edhe qe ato te investohen permes bankave tek sipermarrjet thote Megalos.
Per shume sipermarrje te mesme nderkohe ne loje eshte vete ekzistenca. Por paralelisht me kete duhet edhe te krijohet baza per industri te reja kerkojne sipermarresit. Qendra e mikroteknologjise Corallia mund te jete nje shembull si mund te sigurohet ne plan afatgjate punesimi edhe ne dege te tjera te ekonomise.
Autor Wolfgang Landmesser / Auron Dodi
Redaktoi Elert Ajazaj