E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton ndryshimet në Qeveri

28-06-2012 / Gazeta 55

Miratohet me 72 vota "pro" emërimi i Flamur Nokës ministër i Brendshëm dhe Edmond Panariti ministër i Punëve të Jashtme

Kuvendi shprehu sot votëbesimin për ndryshimet në qeverinë “Berisha”. Sipas propozimeve të kryeministrit Berisha, të dekretuara nga presidenti i republikës Bamir Topi, u realizuan me 71 votat e deputetëve të mazhorancës në këtë seancë plenare shkarkimet e ministrave dhe emërimet e reja në ekzekutiv.
Votimi i parë ishte shkarkimi zyrtarisht nga detyra e ministrit të Brendshëm e presidentit të zgjedhur me 11 qershor Bujar Nishani, i cili po përgatit kabinetin për t’u betuar si kryetar shteti më 24 korrik, ditë kur zyrtarisht nis mandatin e tij 5 vjeçar.
Në postin e rëndësishëm të ministrit të Brendshëm u emërua demokrati tjetër Flamur Noka, aktualisht deputet dhe sekretar organizativ i PD-së.
Nga radhët e LSI-së, Kuvendi votoi daljen nga qeveria të ministrit të Shëndëtësisë Petrit Vasili, i cili zëvendësohet me ish-nënkryetarin e Kuvendit Vangjel Tavo. U shkarkua gjithashtu ministri i Ekonomisë Nasip Naço, i cili i la vendin Edmond Haxhinastos, teksa ky i fundit zevendësohet me Edmond Panaritin
Për Nasip Naçon nuk është e re detyra që mori pas largimit nga qeveria.
Ndërsa Kuvendi ka hyrë në muajin e fundit të punës së këtij sesioni, ka përmbyllur zgjedhjen e presidentit të republikës dhe ndryshimet në qeveri, por sfidat për të nuk kanë përfunduar, një pjesë e të cilave e kanë të domosdoshme votën e opozitës.
Mazhoranca dhe opozita miratuan më herët me konsesus kalendarin trejavor të punimeve në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare, por pritet për t’u parë se sa ky konsesus do të përkthehet në reforma dhe përmbushje të plotë të kalendarit të sapomiratuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›