Kuvendi, miraton p/ligjet per pergjimet e telekomunikacionit dhe SHIU-n
Kuvendi miratoi dje projektligjet per "Pergjimet e Telekomunikacioneve", si dhe ate per "Agjencine e Inteligjences se Mbrojtjes". Me nje shumice prej 68 votash, mazhoranca miratoi pas debatesh te shumta projektligjet ne fjale. Serish opozita akuzoi Ministrine e Mbrojtjes, se po pergjon PS-ne dhe ambasadat e huaja te akredituara ne Tirane. Akuze kjo, qe u hodh menjehere poshte nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. "Jam i detyruar te bej nje sqarim te shkurter. Se pari SHIU, si cdo njesi tjeter, ka qene dhe eshte e pajisur me armatim, as ka ndryshim dhe as do ndryshoje ndonjehere. Vijon shpifja e vazhdueshme, pergjimi i opozites dhe ambasadave. Nuk jemi ne kohen e traktatit te Varshaves. Nuk mund te them me teper, se pergjime te kesaj natyre, nuk jane bere dhe as do behen. SHIU, si agjenci inteligjence ne perputhje me ligjin, vepron ne zonen e tij te interesit, por keto kurrsesi nuk mund te behen pengese per nje ligj te ri",- reagoi ministri Imami. Sipas tij, miratimi i projektligjit, eshte permbyllja e nje reforme, qe ka nisur qe ne vitin 2009, duke sqaruar se mungesa e paraqitjes se tij, jane perplasjet e institucionit, qe drejton me PS. Por socialisti, Taulant Balla tha se projektligji eshte aq i dyshimte, sa sjellja e kesaj qeverie per ngritjen e institucionit, qe ka te njejtat probleme, por problemet e vjetra perpiqet t'i mbuloje me ngritjen e nje projektligji.