E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, pensionisteve: Do nxisim punesimin

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka prezantuar dje disa nga pikat e programit te opozites para pensionisteve. Duke komentuar ceshtjen e skemes se pensioneve, Rama ka sjelle si zgjidhje para pensionisteve rritjen e punesimit. "Ne kemi nje bindje se duke rritur numrin e kontribuuesve mund te rritet edhe pensioni. Ashtu sikunder kjo eshte e lidhur me hapjen e vendeve te reja te punes. Raporti kontribuues-perfitues sot eshte i papranueshem. Eshte 1.2 me 1, duhet te shkoje te pakten 2 me 1. Kjo mund te ndodhe vetem ne qofte se ndertojme politika te reja qe nxisin punesimin", tha kreu i PS-se ne takimin e zhvilluar dje me pensionistet ne zonen e Liqenit Artificial ne Tirane. Lidhur me kete ceshtje Rama ka shtuar se skema aktuale e pensioneve eshte drejt falimentimit. "Ne e dime shume mire qe skema aktuale e pensioneve po shkon drejt falimentimit. Sepse vetem 1 shqiptar ne 3 ne moshe pune kontribuon per skemen e pensioneve. Nga ana tjeter jemi ne kushtet kur perjetojme nje renie dramatike te punesimit", tha Rama. Me tej kreu i PS-se ka shtuar se shifrat e punesimit te publikuara nga institucionet e qeverise nuk jane te sakta dhe se qeveria po e perdor ceshtjen e pensioneve, vetem per motive elektorale. "Te vertetat e regjistrimit te popullsise lidhur me papunesine jane rreqethese. Papunesia sot eshte nje plage e tmerrshme qe po e gerryen trupin dhe po i ha te gjitha organet vitale te kesaj shoqerie. Nga ana tjeter ceshtja e pensioneve sot eshte katandisur ne nje ceshtje puro elektorale, puro propagandistike, puro politike", tha kreu i PS-se, Edi Rama.

"Do te heqim TVSH per ilacet"

Rama premtoi dje uljen e TVSH-se per ilacet qe marrin pensionistet. Sipas tij, rritja e taksave rendon mbi njerezit e zakonshem dhe shton atyre koston e jeteses. "Ne cdo aspirine, ne cdo tablete per tensionin apo per zemren, pensionisti paguan nje takse 10%. Ne do ta heqim kete takse. Do ta bejme 0 TVSH-ne e ilaceve sepse keshtu ka qene me pare dhe sepse vendosja e TVSH-se mbi ilacet ka renduar vetem njerezit e zakonshem", tha Rama duke bere te ditur keshtu nje nga premtimet e PS.

Kryesocialisti shtoi ne fjalen e tij se nje element i rendesishem i programit te PS-se eshte dhe shmangia e korrupsionit, duke rritur ne kete menyre investimet. Rama shtoi se opozita nuk ben premtime per te genjyer elektoratin, por platforma dhe programe qe synojne zgjidhjen e problemeve. "Ne nuk po bejme nje program per te genjyer. Programi yne nuk eshte nje liste e deshirave te njerezve, sic ndodh rendom, te kthyera ne premtime, por eshte nje program angazhimesh shume konkrete, te menduara shume seriozisht, per te cilat ne jemi te vendosur qe te bejme gjithcka duhet qe te realizohen", tha kreu i PS-se.

Programi

Kryetari i Partise Socialiste se bashku me hartuesit e programit te opozites per zgjedhjet e ardhshme, kane shpjeguar dje para pensionisteve disa nga pikat qe lidhen me ceshtjet sociale. Rama tha ne fjalen e tij se programi taksat dhe sherbimi shendetesor duhet te jene sipas te ardhurave qe kane qytetaret.

Une nuk besoj se ka ne Shqiperi njerez me te vuajtur per shkak te keqqeverisjes dhe te krizes, se sa pensionistet. Faktikisht sot 70% e pensionisteve perfitojne vetem nje pension minimal dhe pensioni minimal eshte vetem 13 267 leke. Nderkohe qe shtrenjtimi i jetes eshte me here vit pas viti. Praktikisht, nga viti 2008 deri me sot pensionet ne total per qytetin jane rritur rreth 18%. Nderkohe qe cmimet e shportes, e produkteve me jetesore jane rritur 50%", u shpreh dje kreu i PS-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›