E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Arvizu ne zyren e kryeprokurorit Llalla

Ambasadori SHBA-së në Tiranës, Aleksandër Arvizu mbërriti rreth orës 16 të pasdites së të enjtes në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme për të zhvilluar një takim me kreun e ri të organit të akuzës Adriatik Llalla. Për mbi 45 minuta ambasadori amerikan dhe kryeprokurori shqiptar bashkëbiseduan në zyrën e këtij të fundit ku mendohet se temë kryesor e bisedës ka qenë sfidat e përditshme të organit të akuzës me fokus kryesor, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Megjithëse pas përfundimit të takimit, nuk ka patur deklarata për mediat, besohet se çështjet sensitive për opinionin publik kanë qenë gjithashtu pjesë e biesdës ku ambasadori amerikan Arvizu ashtu siç deklaroi pas votimit të kandidaturës së Adriatik Llallës, vuri theksin tek pavarësia në ushtrimin e detyrës nga institucioni kryesor i akuzës shqiptare. Kryeprokurori Adriatik Llalla e mori zyrtarisht detyrën këtë të hënë ndërsa një javë më parë mori miratimin në kuvend, vetëm me votat e mazhorancës dhe nën abstenimin e opozitës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›