E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton rezolutat mbi aktivitetin e KLSH dhe Avokatit të Popullit për vitin 2009.

Projektligje të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë, infrastrukturës, marëveshje për financimin e projektit të rrugëve rajonale dhe lokale, u votuan në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Jashtë rendit të ditës, diskutimet u përqëndruan në raportet e fundit ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, qëndrimet politike të opozitës, punimet në sheshin Skënderbej, si dhe modernizimi i sistemit arsimor të Forcave të Armatosura.
Gjatë diskutimeve, Kryetarja e Kuvendit i uroi mirëseardhjen në sallën e seancave, deputetëve të Komisionit të Ligjeve të Parlamentit të Kosovës, të cilët ndodhen në vizitë zyrtare, të ftuar nga Kuvendi I Shqipërisë. Pas miratimit të procesverbalit të seancës plenare datë 15.4.2010 deputetët diskutuan dhe miratuan projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për ndihmën e ndërsjelltë në raste katastrofash ose fatkeqësish të mëdha, projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e projektit të rrugëve rajonale dhe lokale dhe projektligjin Për taksën mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror.
Deputetët votuan dhe projektligjin "Për disa shtesa në ligjin nr 9655, datë 11.12.2006 "Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar. Në seancën e sotme u votuan projektrezolutat e institucioneve që raportojnë në Kuvend, Për vlerësimin e punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2009 dhe projektrezolutën Për vlerësimin e punës së Avokatit të Popullit për vitin 2009.
Deputetët miratuan në vijim kandidaturën e Irma Barakut në detyrën e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe kandidaturën e Altin Qoshes, si Avokati i Prokurimeve. Séanca plenare i mbylli punimet në orën 19.35

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›