Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri të Federatës Ruse në Tiranë, Leonid Grigorievich Abramov
Kryeministri Berisha priti sot ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Federatës Ruse në Shqipëri, me rastin e marrjes së detyrës, Leonid Grigorievich Abramov.
Në takim u ripohua niveli i mirë i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi i suksesshëm në fusha të ndryshme si në fushën e arsimit dhe u ritheksua vendosmëria e dy qeverive për të intensifikuar dialogun dhe kontaktet politike midis dy vendeve.
Kryeministri Berisha dhe ambasadori rus Abramov ripohuan vendosmërinë e të dy qeverive për të zgjeruar shkëmbimet ekonomiko-tregtare e kulturore ndërmjet të dy vendeve, në veçanti nxitjen e investimeve ruse, për të eksploruar potencialet që ofron Shqipëria në shumë fusha si ajo e prodhimit dhe infrastrukturave të rëndësishme të energjisë, në fushën e bujqësisë, turizmit, etj., në dobi të interesit më të mirë të të dy vendeve dhe popujve.
22/04/2010