E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton me konsensus pr/ligji pë Gjykatën Administrative

TIRANË- Parlamenti nisi sot seancën e radhës plenare, me fjalën përshëndetëse të Komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle. Duke iu drejtuar të gjithë deputetëvem Fyle tha se Kuvendi është pikërisht vendi ku qeveria e opozita duhet të bashkëpunojnë për reformat që të bëjnë të mundur brenda këtij viti, marrjen e statusit kandidat.

Pas fjalës së eurokomisionerit, Kuvendi me kërkesë të deputetes Valentina Leskaj mbajti një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të publicistit Ardian Klosi. Fjala e komisionerit Fyle duket se është vënë në zbatim nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, pasi ata kanë gjetur rrugën e konsensusit për ngritjen e Gjykatës Administrative. 

Deputetët e miratuan këtë pr/ligj me 122 vota pro, ndërsa ai u vlerësua nga të dyja palët si një ligj që ka pasur frymën e konsensusit. Në Kuvend u bë edhe betimi i deputetetit më të ri, Edision Konomi, i cili zëvendësoi deputeten Rudina Seseri në këtë post.

Sipas ligjit të miratuar veprimtaria e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë do të zhvillohet në selinë e saj ndërsa gjykata mund ta zhvillojë një pjesë të veprimtarisë edhe jashtë selisë së saj, nëse kjo vlerësohet e nevojshme, lehtëson eksesin për cilëndo palë, kursen kohë ose shpenzime procedurale. Gjithashtu Gjykatat administrative të shkallës së parë organizohen së paku në numër dhe për territor të barabartë me atë të gjykatave të apelit të zakonshëm në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Sipas ligjit të miratuar Gjykatat administrative të apelit organizohen së paku në Tiranë. 

FYLE: HIQNI IMUNITETET, FORCONI BASHKËPUNIMIN MES INSTITUCIONEVE
“Vendi i Shqipërisë është BE”. Kjo ishte deklarata e Komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle në fjalën e tij përshëndetëse para parlamentarëve shqiptar.
Duke vlerësuar bashkëpunimin mes palëve, pas marrëveshjes së nëntorit vitit të shkuar, Fyle kërkoi më shumë përpjekje në planin e veprimit duke nënvizuar stabilitetin politik dhe konsensusin në parlament si pika referimi. 

“Nuk ka vend për vetëkënaqësi. Progresi varet prej jush. Stabiliteti dhe qëndrueshmeria e forcave politike. Së dyti nga aftësia juaj për konsensus në parlament. Konsensusi është i vështirë se kërkon kompromise të vështira. Por, integrimi do arrihet kur ka konsensus afatgjatë. Dhe nga arrija e rezultateve konkrete në trajtimin e reformave të rëndësishme. Këto reforma vendimtare njihen si 12 prioritete kyce. Vendimate që Shqipëria të përdorë mirë periudhën deri në raportin e tetorit”,- vlerësoi Fyle. 
Eurodeputeti Fyle përmendi 4 pika referimi për integimin e vendit në BE, reforma zgjedhore, roli i parlamentit, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut. Ndërkohë, këmbënguli në luftën kundër korrupsionit, zbardhjen e 21 janarit, heqjen e imuniteteve dhe bashkëpunimit mes institucioneve. 
(el.me/ma.ar/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Fyle-parlamentarëve shqiptarë: Ja 4 pikat për integrimin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›