E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi- Vujanovic: Bashkëpunim Shqipëri-Mali Zi për të ardhmen në BE

TIRANË- Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të homologut të tij, Bamir Topi. Vizita e tij do jetë dyditore.

Takimin e parë ai e zhvilloi paraditen e sotme me Presidentin Topi. Në një konferencë të përbashkët, Topi i ka dhënë plotësisht mbështetjen Malit të Zi për integrimin në BE, ndërsa ka theksuar se Shqipëria do vijojë të luajë rolin e moderatorit në rajon.

Të dy liderët rikonfirmua vullnetin dhe angazhimin për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe efikas në të gjitha fushat, me interes të ndërsjellë si dhe realizimi i aspiratës integruese të dy vendeve tona në gjirin e familjes së madhe evropiane.

Referuar axhendës zyrtare të bërë publike nga institucioni i Presidencës shqiptare, mësohet se Vujanoviç veç takimit me Topin do të realizojë një bashkëbisedim edhe me kryeministrin, Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli si edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›