E Diel, 1 Nëntor 2026

QKR: Sistemi u ngrit nga USAID, nuk manipulohet Qamil Xhani

Qendrimet e dy diteve te fundit nga ana e Partise Socialiste per Qendren kombetare te Regjistrimit jane cilesuar nga drejtuesit e saj si spekulime politike. Ne nje deklarate te bere dje per mediat drejtori i QKR-se, Tomi Kola pergenjeshtroi te gjitha deklarata e bera nga selia roze. Ai argumentoi se sistemi i QKR-se eshte ndertuar nga ekspertet e huaj ne menyre qe te mos manipulohet. Qendra Kombetare e Regjistrimit te bizneseve eshte nje prej institucioneve me te reja ne vend e cila e rendit Shqiperine nder vendet me procedura me te shpejta te aplikimit. Per kete qellim ky institucionin eshte vleresuar per shmangien e korrupsionit dhe burokracirave edhe nga USAID. Ne lidhje me procedurat e sistemit drejtori i QKR-se, Tomi Kola tha dje se “Sistemi elektronik i QKR eshte ndertuar enkas i pamanipulueshem nga ndertuesit dhe projektuesit e USAID”. Nga ana tjeter ai ka permendur faktin se vetem pak kohe me pare QKR eshte vleresuar nga institucionet nderkombetare per transparencen, zbatueshmerine e ligjit dhe cilesine e sherbimit qe ofron. Por duke qene se akuzat e PS-se kane pasur te bejne me nje ceshtje te vecante qe ka te beje me bashkeshortin e ministres se Integrimit, drejtori Kola ka dhene dhe sqarimet perkatese. “Lidhur me rastin konkret me ceshtjen Ajazi, per te cilen sot institucioni qe une drejtoj akuzohet per manipulim dhe korrupsion, ju bej me dije se vete i interesuari Namik Ajazi eshte paraqitur prane sportelit te QKR-se qe ne muajin tetor 2009 per te kaluar ne status pezull kompanine ne te cilin ai ishte aksioner”, u shpreh Kola. Ai theksuar se institucioni qe drejton nuk punon mbi bazen e urdhrave, por te respektimit te ligjit. Duke folur per akuzen e fshirjes se te dhenave, Kola ka theksuar se nese do te kishte nderhyrje nga ana e institucionit mund te ishin hequr te gjitha te dhenat. “Ne qofte se QKR do te vepronte me urdhra ministrash dhe jo sipas rregullave dhe ligjeve te shtetit shqiptar, atehere z.Namik Ajazi nuk do te figuronte as administrator dhe as aksioner i kesaj kompanie. Por nje gje e tille nuk ka ndodhur e si rrjedhoje eshte me se e qarte qe jo vetem manipulime nuk ka pasur, por as urdhra e as porosira, sic pretendohet”, u sh shpreh Koha. Duke permendur te gjitha bazen ligjore mbi te cilen operon QKR, Kola ka vene ne dispozicion te medieve dhe kerkesen qe Ajazi, ka bere ne QKR per te pezulluar kompanine ku ishte aksionar, dokument i cili mban daten 14 tetor 2009. “Ky dokumentacion i ka sherbyer QKR-se per ta kaluar kompanine MIA International ne statusin pezull me vete kerkesen e te interesuarit Namik Ajazi qe ne tetorin e vitit 2009”, tha Kola. Nga ana tjeter drejtori i QKR-se ka theksuar se PS ne deklaratat e saj i ka lexuar dokumentet ne menyre selektive. “Me keqardhje konstatoj se emri i institucionit tone po perdoret ne menyre jo korrekte politikisht dhe dokumentacioni i shfaqur ne uebsitin tone po lexohet ne menyre selektive per qellime politike”, tha Kola.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›