E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi në 100 ditë, ja ligjet më vendimtare

Kuvendi mbylli sesionin e parë të punimeve para festave të fundvitit dhe një bilanc të gjerë për sa i përket miratimit të ligjeve. Vetëm në 100 ditë u miratuan 100 ligje të reja dhe një pjesë e tyre konsiderohen të rëndësishme për vendin. Deputetët e mazhorancës, të cilët ndodhen vetëm në Kuvendi pasi opozita vijon Kuvendin, kanë miratuar disa ligje të cilat kanë pasur interes të veçantë. Në bilancin e Kuvendit janë miratuar disa ligje për çështjen e pronësisë dhe legalizimit të ndërtimeve informale. Kuvendi miratoi tri ligje për të drejtën e pronës. Së pari u miratua ligji për pronat në bregdet që prek fshatrat turistikë. Poseduesit e këtyre ndërtimeve në bregdet do të paguajnë me vlerë tregu për ndërtimin që kanë kryer në një afat jo më të madh se 6 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit. Një tjetër ligj ishte ai për shtyrjen e afatit të shqyrtimit të kërkesave nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kështu, deri në dhjetor të vitit 2011 do të shqyrtohen të gjitha kërkesat e ish pronarëve që kërkojnë kthim apo kompensim të pronave. Deri tani janë depozituar mbi 8 mijë kërkesa nga ish-pronarët të cilat ende skano marrë përgjigje nga AKKP-ja. Nga ana tjetër, këto ndryshime përcaktojnë që AKKP-ja të japë vendime mbi një pronë dhe çdo subjekt që nuk është dakord mund të shkojë direkt në gjykatë për ankimim. Një tjetër projektligj për pronat është edhe ai për kalimin pa shpërblim të tokës bujqësore në bregdet. Familjet, të cilat kanë qenë pjesë e ish-ndërmarrjeve bujqësore kanë të drejtë të përfitojnë deri në 750 metra katrorë tokë në bregdet.
Për sa u përket legalizimeve, janë miratuar procedurat për përdorimin e letrave me vlerë në këtë proces. Kështu ndërtimet me mesatare mbi 300 metra katrorë mund të paguajnë deri në 50 për qind të vlerës së legalizimit që kërkon ligji me letra me vlerë. Në fushën e pensioneve është miratuar ligji “Për fondet e pensionit vullnetar”. Ky ligj u hap rrugën kompanive private të pensioneve, duke bërë që çdo qytetar që kërkon pension më të lartë në pleqëri të investojë me llogari në këto fonde private pensionesh, natyrisht duke iu përshtatur ligjit të ri. Në fushën e ligjit janë miratuar disa ligje me rëndësi. Është miratuar ligji antimafie, i cili lejon Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të jetë më e rreptë me rastet e dyshuara që kanë bërë pasuri nga krimi. Ligje të tjera janë “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, i njohur ndryshe si ligji i ekstradimeve, i cili lehtëson procedurat në këtë fushë me shtetet e tjera. Është miratuar ligji “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, i cili mbron dëshmitarët që bashkëpunojnë me drejtësinë kundër kriminelëve. Njëkohësisht është miratuar ligji “Për përgjimin e telekomunikacioneve”. Në fushën e arsimit është miratuar ligji për “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i cili përcakton se profesionet e lira duhen të bëjnë një provim shteti para se të ushtrojnë profesionin e tyre.

Ligjet e rëndësishme të miratuara në Kuvend

Ligj nr. 10.209, datë 23.12.2009, “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19/05/2008, “Për procedurat tatimore” të ndryshuar”.

Ligj nr. 10.208, datë 23.12.2009, “Për një shtesë në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”.

Ligj nr. 10.207, datë 23.12.2009, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9235, date 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar”.

Ligj nr. 10.202, datë 17.12.2009, “Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike jobujqësore”

Ligj nr. 10.201, datë 17.12.2009, “Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore”

Ligj nr. 10.200 datë 17.12.2009, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10033, datë 11.12.2008, “Për lojërat e fatit” të ndryshuar”.

Ligj nr. 10.198, datë 10.12.2009, "Për sipërmarrjet e investimeve kolektive".

Ligj nr. 10.197, datë 10.12.2009, “Për fondet e pensionit vullnetar”.

Ligj nr. 10.196, datë 10.12.2009, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9072, datë 22.05.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike” të ndryshuar”.

Ligj nr. 10.193, datë 03.12.2009, “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”.

Ligj nr. 10.192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë".

Ligj nr. 10.190, datë 26.11.2009, "Për buxhetin e shtetit të vitit 2010".

Ligj nr 10.186, datë 5.11.2009, "Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror, në zonat me përparësi turizmin".

Ligj nr 10.185, datë 5.11.2009, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8537, datë 18.10.1999 “Për barrët siguruese” të ndryshuar”.

Ligj nr. 10.184, datë 29.10.2009, “Për faljen e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore, të papaguara, të të vetëpunësuarve në bujqësi”.

Ligj nr. 10.183, datë 29.10.2009, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9374, datë 21.04.2005 “Për ndihmën shtetërore”.

Ligj nr. 10.176, datë 29.10.2009, "Për miratimin e Aktit Normativ nr. 6, datë 30.09.2009 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8669, datë 26.10.2000, “Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe të banesave” të ndryshuar”

Ligj nr. 10.175, datë 29.10.2009, "Për miratimin e Aktit Normativ nr. 5, datë 30.09.2009 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” të ndryshuar”.

Ligj nr. 10.174, datë 29.10.2009, "Për miratimin e Aktit Normativ nr. 4, datë 24.09.2009 “Për dërgimin e një toge mjekësore të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë në Kabul, Afganistan”.

Ligj nr. 10.173, datë 22.10.2009, “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”.

Ligj nr. 10.172, datë 22.10.2009, “Për disa shtesa në ligjin nr. 9157, datë 4.12.2003, “Për përgjimin e telekomunikacioneve”.

Ligj nr. 10.171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”.

Ligj nr. 10.170, datë 22.10.2009, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar”.

Ligj nr. 10.169, datë 22.10.2009, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar”.

Ligj nr. 10.168, datë 22.10.2009, “Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të INSIG, sh.a.-së”.

Ligj nr. 10.166, datë 15.10.2009, “Për një ndryshim në ligjin nr. 8306, datë 14.02.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë” të ndryshuar”.

Ligj nr. 10.165, datë 15.10.2009, “Për përcaktimin e moshës së daljes në pension të punonjësve të nëntokës”.

Ligj nr. 10.159, datë 15.10.2009, “Për shfuqizimin e ligjit nr. 8340/1 datë 6.5.1998 “Për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit nr. 204, datë 5.6.1992 “Për pasurinë e sindikatave”.

Ligj nr. 10.158, datë 15.10.2009, “Për obligacionet e shoqërive aksionere dhe të qeverisë vendore”.

Ligj nr. 10.149, datë 28.09.2009 “Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr. 10033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar”.

Ligj nr. 10.146, datë 28.09.2009 “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”.

Ligj nr. 10.145, datë 28.09.2009, “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, ”Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.

Ligj nr. 10.144, datë 28.09.2009, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar”.

Ligj nr. 10.043, datë 16.09.2009, "Për miratimin e Aktit Normativ nr. 3, datë 10.08.2009 "Për dërgimin në Afganistan të një kompanie shtesë, të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›