Tadiç nuk do të marrë pjesë në samitin e Sllovenisë
Kosova do të marrë pjesë si e barabartë mes shteteve në samitin e Sllovenise, ku do të diskutohet për problemet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Hashim Thaçi u nis sot për në Slloveni, për të marrë pjesë në Konferencën rajonale.
Ndërkohe Serbia njoftoi vendimin për të mos marrë pjesë në takim për shkak të pranisë atje të kryeministrit kosovar.
Kjo konferencë është shndërruar kohët e fundit në temë debatesh, pas kushtëzimeve të Serbisë, që Kosova të përfaqësohet nën logon e UNMIK-ut. Autoritetet e Prishtinës e kanë kundërshtuar këtë kushtëzim, duke thënë se në takime të këtilla, Kosova do të përfaqësohet vetëm si shtet.