E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi nuk është më i Republikës, por Kuvendi privat i Jozefina Topallit

Share

Nga Erion Braçe

Prej disa muajsh Jozefina Topalli abuzon me pushtetin kushtetues kur:

-Mban peng një mandat të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë që populli ia ka dhënë Partisë Socialiste;

-Mban peng tre mandate të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, të konsumuara, por ende funksionale vetëm me vullnetin politik dhe antikushtetues të Jozefina Topallit;

-Mban peng një mandat të anëtarit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë duke nxjerrë jashtë afateve kushtetuese shqyrtimin e dekretit të Presidentit të Republikës që plotëson vendin vakant.

Prej pesë vitesh, Jozefina Topalli as votoi pro e as votoi kundër dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin në Gjykatën e Lartë të një gjyqtari që kaloi sfidën e drejtësisë në çdo nivel të gjyqësorit, pra e mbajti peng!

Mandatet në Kuvend nuk trajtohen në bazë të Kushtetutës, por siç do Jozefina Topalli.

Tani edhe Kuvendi nuk është më i Republikës, por Kuvendi privat i Jozefina Topallit.

Monitoruesit ndërkombëtarë kanë konkluduar në më shumë se një rast se roli i Kryetares së Kuvendit është në shpërdorim flagrant të detyrës së saj!

Por, kjo është tejkaluar:

Tani Kuvendi thjesht nuk funksionon në bazë të parimeve të Kushtetutës, por në bazë të parimeve të Jozefina Topallit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›