Moisiu: Të shkarkohet Imami. Shteti ligjor po bie
Ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu Ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu i propozon pasardhësit Bamir Topi te kërkojë shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, pas emërimit te Komandantit te Forcave Detare, duke anashkaluar kreun e shtetit. Zoti Moisiu duke folur për Vizion Plus, shprehet i tronditur nga ky akt dhe shprehet se shteti ligjor po bie. Pak dite me pare, Shefi i Shtabit te Përgjithshëm Xhemal Gjunkshi, duke mbrojtur emërimin e Kapiten Kreshpanit, tha se presidenti dekreton vetëm për gradat gjeneral, edhe pse kushtetuta flet vetëm për poste dhe jo për grada.
Ndërkohë Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka vendosur ngritjen e një nenkomisioni te posaçëm për te investiguar gjithë praktiken e ndjekur nga Ministria e Mbrojtjes për emërimin e komandantit te Forcës Detare, Ferdinant Kreshpani. Është pikërisht ky urdhër i ministrit Imami, i datës 23 janar 2012, sipas te cilit Kapiteni i Rangut të Parë, Ferdinand Kreshpani, deri tani me detyrë komandant i Flotijës Detare Jugore, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet me detyrë komandant i Forcës Detare. Ferdinant Kreshpani mësohet se ka qene pjese e grupit negociator për marrëveshjen e kufijve detare me Greqinë, te rrezuar nga Gjykata Kushtetuese. Ai ka qene ne 2 periudha, ne vitet 98 99 dhe 2005 2006, për te ndjekur akademinë e mbrojtjes ne Greqi. Kreshpani aktualisht mban gradën Kapiten, dhe ishte pikërisht ky argumenti i përdorur nga ministri Imami për ta emëruar ne krye te forcave detare, pa dekret te presidentit. Ne këtë dokument te firmosur po nga ministri i mbrojtjes ne nëntor 2011, pohohet qarte se emërimi i komandanteve te forcave detare e tokësore, është kompetence ekskluzive e presidentit te republikës, qe është edhe komandant i përgjithshëm i forcave te armatosura. Pra ne dy raste te njëjta, Ministria e Mbrojtës mban qëndrime krejt te kundërta. Madje, përmes këtij dekreti te firmosur nga presidenti Topi, dëshmohet rruga e ndjekur për te emëruar apo larguar nga detyra, komandantin e forcave detare. Kudret Çela, është larguar nga detyra me dekret presidencial.