Kuvendi nuk i zbaton kriteret e BE-se per ligjet
Kuvendi nuk i zbaton kriteret e Komisionit Europian per miratimin e ligjeve sipas standardeve te kerkuara nga Marreveshja e Stabilizim-Asociimit me BE. Behet fjale per draftin e votuar dje ne seancen kuvendore Per mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese. Deputeti socialist Taulant Balla ngriti shqetesimin se edhe ky projektligj vinte perpara deputeteve pa konsultime me grupet e interesit dhe me keq akoma theksoi Balla ky projektligj vjen pa pasur koordinimin e ministrive te linjes nje problem i ngritur ne progres-raportin e se merkures ku thuhet Draftet legjislative te ministrise se linjes duhet te permiresohen gjate fazes parapergatitore. Balla paraqiti nje shkrese te ministres se Integrimit Majlinda Bregu drejtuar ministrit Vasili ne te cilin theksohej se nisma ishte jo sipas kerkesave te BE-se acquis comunitare. Ligji ne fjale eshte pikerisht shprehja me e qarte e ligjeve te dobeta qe ben Kuvendi i Shqiperise. Balla ka theksuar edhe perfaqesia e opozites ne Komisionin e Shendetesise qe ky ligj eshte i paimplementueshem. Sa i perket Komisionit te Integrimit Europian ky ligj ka probleme shume te medha. Degjova diskutantin e mazhorances qe tha se ky ligj implementon rekomandimet e Keshillit te Europes por ne fakt nuk ka rekomandim te Keshillit te Europes per kete ceshtje ka nje direktive te Keshillit Europian. Turpi me i madh i ketij shteti qe vendos firmen dhe Kryeministri firme qe eshte ne relacionin perkates qe shoqeron projektligjin gafa vjen nga qeveria qe thote se ka nje rekomandim te Keshillit te Europes. Nje qeveri qe ngaterron Keshillin e Europes me Keshillin Europian ky eshte problem shume i madh tha Balla. Deputetet Taulant Balla dhe Ethem Ruka kane kerkuar rikthimin mbrapsht te projektligjit. Por kryeparlamentarja Topalli pas konsultimeve me ekspertet u shpreh se direktiva ka te beje me mbrojtjen e punonjesve dhe jo me konsumatoret duke bere qe drafti te kaloje per votim. Pro ketij drafti votuan 70 deputete ndersa 54 ishin kunder. Ne procesin e votimit vec Kryeministrit Berisha ne salle ka munguar per here te pare dhe kryeparlamentarja Topalli. Nese opozita nuk do te merrte pjese ne votim kuorumi nuk do te realizohej per votimin e dy projektligjeve.