E Diel, 1 Nëntor 2026

Boshtinaru Vitin e ardhshem dokumenti i BE mund te quhet si nje regres-raport

Bruksel Nenkryetari i komisionit per Shqiperine Berisha nuk mund te qeverise vetem

Duke komentuar permes nje deklarate per shtyp progres-raportin e BE-se per Shqiperine zevendeskryetari i delegacionit per Europen Juglindore Viktor Boshtinaru shprehu shqetesim te thelle per rrugen qe vendi yne po ndjek dhe percolli po keshtu keqardhjen qe per te dytin vit radhazi Shqiperia humbi serish rastin per te marre statusin e vendit kandidat. Komisioni foli ne raport per progres te kufizuar ne plotesimin e kritereve politike dhe permbushjen e 12 prioriteteve kyce te percaktuara nga blloku. Ne menyre te vecante ne dokument theksohej puna qe mbetet akoma per tu bere sa i takon luftes kunder korrupsionit dhe gjyqesorit. Ne deklaraten e tij Boshtinaru thekson Druhem se klasa politike qe udheheq Shqiperine ende nuk e ka kuptuar sa shume po humbet ai si vend dhe mbi te gjitha sa shume po i ben te humbasin qytetaret shqiptare. Kjo eshte ajo qe te irriton me teper fakti qe per shkak te lidershipit politik te gjithe qytetaret perballen me nje te ardhme te pasigurt shume me te erret nga sa mund ta prisnin dhe nga sa meritojne. Po nuk pati ndryshime te qenesishme e te shpejta kam frike se heren tjeter Komisioni Europian do te detyrohet ta quaje dokumentin regres-raport dhe jo raport progresi. Boshtinaru shton me tej se permbajtja e raportit nuk ishte surprize per te. Do te isha i kenaqur nese do te ndodhte e kunderta por fatkeqesisht shoh vetem konfirmimin e plote te asaj cfare kam pohuar prej muajsh tashme. Shpresoj qe qeveria shqiptare ti kushtoje vemendje vleresimit te Komisionit te kuptoje se linja e ndjekur deri tani eshte shume larg te duhures dhe ta ndryshoje ne menyre radikale. Ngerci politik nuk do ta coje asgjekundi Shqiperine zoti Berisha duhet ta kuptoje se ne demokraci mazhoranca qeveris me perfshirjen e opozites sidomos per ceshtje kyce sic jane reformat. Ai duhet tu shpjegoje qytetareve perse nje gje e tille nuk ka ndodhur deri me tani duke detyruar vendin te humbase dy vjet - shkruan me tej ai. Sipas Boshtinarut vleresimi i Komisionit se nuk ka pasur progres ne drejtim te kornizes legjislative per zgjedhjet dhe pavaresise se gjyqesorit eshte nje shenje ekstremisht shqetesuese sidomos po ti shtohet dhe pohimi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendime mbi linja partiake lidhur me zgjedhjet lokale te 8 majit. Deklaraten e tij eurodeputeti rumun e mbylli duke thene se shpreson qe Shqiperia do te nise ta zvogeloje hendekun qe e ndan me vendet e tjera te Ballkanit Perendimor te cilat po shenojne qe te gjitha perparime. Por kjo thekson ai mund te behet vetem permes bashkepunimit te ngushte me opoziten dicka qe ne Shqiperi mungon prej shume kohesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›