Kuvendi nuk miraton rezolutën për komunizmin
Prishtinë -Deputetët e Kosovës as gjatë seancës së sotme nuk miratuan rezolutën për dënimin e krimeve të komunizmit në Kosovë gjatë periudhës 1941-1999. Sipas kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, teksti i rezolutës nuk është harmonizuar nga shefat e grupeve parlamentare, ndërkohë që disa ligjvënës thonë se teksti është harmonizuar, por për "motive të ndryshme" nuk gjendet në mbledhjen e sotme. Diskutimet janë mbyllur pa asnjë paralajmërim se kur do të hapet sërish kjo çështje.