E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro, imazhi i sfidës ndaj krizës financiare

Bruksel -Monedha evropiane, Euro, po kapërcen me sukses sfidat që kriza financiare po i përjeton mbarë globit. Euro po fiton një prestigj akoma më të madh 10 vjet pas daljes në treg. Sipas ekspertëve, Euro ka qenë shumë më e qëndrueshme se dollari gjatë kësaj kohe, gjë kjo ndikohet deri diku edhe nga ndikimi më i vogël nga kriza i Evropës.

Me bashkimin edhe të Sllovakisë, së fundi numri i përdoruesve të Euros ka arritur në 329 milion. Euro, e cila deri para disa muajsh shihej e dyshimtë, ka përfitur një prestigj akoma më të fortë me lindjen e krizës. Vendet të cilat pas krizës refuzuan të përdorin Euron në vend të monedhës së tyre vendase, janë ndikuar më shumë nga kria në krahasim me ato vende që vepruan në të kundërt. Ndërkohë, në muajt e parë të përdorimit të moneshës së re, përfshirë këtu edhe Gjermaninë dhe shumë vende të tjera evropiane, mendonin se shtrenjtësia e Euros do të ndikonte negativisht në ekonomitë e tyre. Nga ana tjetër, vendet që refuzuan Euron, ishin akoma më të bindura për një fenomen të tillë. Kurse tani, Euro është kthyer në një monedhë stabile për ekonomitë e vendeve që e përdorin, shprehen ekspertët.

Nga ana tjetër, dollari amerikan çdo ditë e më shumë po humbet vlerë. Pavarësisht përpjekjeve të administratës dhe ekspertëve amerikan për të ndryshuar kursin, asgjë nuk është arritur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›