E Diel, 1 Nëntor 2026

Komandanti i NATO-s viziton Maqedoninë

Shkup - Komandanti i Komandës së bashkuar të NATO-s me seli në Napoli, admirali Mark Ficxherald, do të vizitojë sot Maqedoninë pas përfundimit të vizitës në Shqipëri. Në kuadër të vizitës dyditëshe, komandanti i NATO-s do të realizojë takime me kreun e shtetit dhe atë të uhstrisë.

Komandanti i NATO-s sot paradite do të pritet nga kryetari dhe komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Branko Cërvenkovski, ndërsa do të takohet edhe me kryeshefin e SHM të ARM-së gjeneral – nënkolonel Mirosllav Stojanovski dhe ministrin e Mbrojtjes e Maqedonisë Zoran Konjanovski. Në ditën e dytë të vizitës, admirali Ficxherald do ta vizitojë njësinë për dedikime të posaçme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›