E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmeti: Zgjedhjet duhet të jenë të qeta

Tetovë -Kryetari i Partisë Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka pritur dje në një takim Komisarin e Lartë për pakicat kombëtare pranë OSBE-së, z.Knut Volebek. Ahmeti e informoi z. Volebek për situatën në vend, funksionimin e koalicionit qeveritar, marrëdhëniet ndëretnike në vend.

"Marrëveshja e Ohrit ka përmirësuar dukshëm marrëdhëniet ndëretnike dhe se implementimi i këtij dokumenti është një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë pjesë e së cilës është edhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)"-theksoi Ahmeti gjatë takimit.

Kreu i BDI-së njoftoi të pranishmit për iniciativën e tij që t’i takojë liderët e partive politike në prag të zgjedhjeve lokale dhe presidenciale që elektoratit t’u bëhet apel që këto zgjedhje me rëndësi për vendin duhet të jenë të qeta, të lira dhe të pranueshme për të gjithë.

Ai gjithashtu tha se Bashkimi Demokratik për Integrim si gjithnjë mbetet e angazhuar për plotësimin e kritereve për fillim të negociatave për aderim në Bashkimin Europian si një nga prioritetet kryesore të partisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›