Kuvendi përjashton Ballën 21 ditë
TIRANË- Byroja politike e mbajtur sot, mori vendimin për përjashtimin e deputetit socialist Taulant Balla për 21 ditë nga punimet e Kuvendit.
Ndërkohë e njëjta masë disiplinore u kërkua edhe për deputetët Erion Braçe dhe Saimir Tahiri, por që nuk u mor.
Kërkesa për përjashtimin e Ballës, u mor pas propozimit të një grupi deputetësh demokratë si dhe pas përlajmërimit që kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli i bëri dje deputeit socialist.
Gjatë seancës së djeshme, e para e mbajtur sipas rregullores së re u shoqërua me akuza replika të forta midis deputetëve socialist dhe demokratë.
Deputeti Balla gjatë seancës i drejtoi një sërë akuzash kryetares së Kuvendit, si hajdute dietash dhe publikoi një sërë faktesh për aferat korruptive të ministrave.
(e.m/BalkanWeb)