E Shtunë, 31 Tetor 2026

Termet ne parajsat fiskale

Vazo e Pandorës së parajsave fiskale tashmë është hapur dhe janë të shumtë ata që kanë filluar të dridhen.
Mediat kanë nisur të publikojnë emra politikanësh dhe biznesmenësh nga e gjithë bota.
Por zbulimi i këtij skandali i përket Konsortiumit Ndërkombëtar të Gazetarëve investigativë. Një organizatë kjo jo fitim prurëse për gazetarinë investigative që ka marrë në dorë kontrata, korrespondenca bankare, fakse dhe e-maile.
Mediat që kanë bashkëpunuar në këto hetime si The Gardian, BBC, Le Monde, Uashington Post dhe Sud Dojçe Cajtung kanë publikuar tashmë një listë prej 130 emrash individësh dhe shoqërish. Ndër emrat në listë është ai i Zhon Zhak Ogier, që është marër me financat e fushatës elektorale të presidentit francez Hollond, presidenti i Azerbajxhanit Oliev dhe familja e tij, ish ministri i financave të Mongolisë Sangajav, bashkëshortja e zv/ kryeministrit rus Shuvalov por dhe ish zonja e parë në Filipine Markos. Por në listë figurojnë dhe me dhjetra shoqëri greke që kanë kryer evazion fiskal duke ndikuar drejtpër së drejti në krizën financiare të vendit të tyre.
Rretth 80 gazetarë nga 46 vende të botës kanë punuar me një hard disk prej 260 digah me të dhëna që po shkaktojnë një tërmet të paprecedentë. Mjafton të mendosh se Julian Asanzh kishte në dispozicion vetëm 2 diga material për të shpërthyer skandalin e Uikiliks.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›