E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi ratifikon anëtarësimin e Kosovës në FMN dhe BB

Kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi se ky është një moment shumë i rëndësishëm për Kosovën, duke thënë se po hapet perspektiva për zhvillim dhe integrim e vendit në struktura euroatlantike. Në seancën e sotme Kuvendi i Kosovës ka miratuar në mënyrë unanime ratifikimin për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtare dhe Bankën Botërore, duke mbështetur ratifikimin e marrëveshjeve për përvetësimin e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Memorandumin e Misionit të Thesarit te Bankës Botërore.

Kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi tha se anëtarësimi i Kosovës në këto institucione financiare ndërkombëtare e fuqizon Kosovën në konsolidimin e saj.

“Anëtarësimi në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar paraqet fuqizimin në procesin e konsolidimit të shtetit të Kosovës edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Anëtarësimi hap perspektiv edhe për integrime. Hap mundësi për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kosova merr përgjegjësitë që i përkasin”, ka theksuar kryeministri Thaçi.

Ndërsa, ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala tha se me ratifikimin e këtyre marrëveshjeve Kosova mund të përfitojë në rritjen e aksioneve: Kuvendi gjatë ditës pritet të shqyrtojë edhe disa projektligje, ndër të cilët edhe Projektligjin për ndryshimin e buxhetit të shtetit, për vitin 2009. (rtk/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›