Kolegji sot vendimi per fatin e zgjedhjeve
Sot ne oren 13.00 Kolegji Zgjedhor do te jape vendimin e pare dhe thelbesor per garen e Tiranes dhe fatin e zhvillimeve politike. Relatori i ceshtjes gjyqtari Petraq Koco do te nise prezantimin e kerkeses ankimore qe mban firmen e Partise Socialiste. Fati i kerkeses se pare ankimore do te jete ne duart e kater grave gjyqtare te perzgjedhura nga shorti. Ato jane Dhurata Haveri Marie Qiriazi Entela Prifti dhe Sashenka Jonuzi.
Kater zonjat e drejtesise shqiptare do te kene perpara nje kerkese ankimore te hartuar disa dite me pare kur KQZ-ja ende nuk kishte miratuar tabelat permbledhese per KZAZ nr. 49 sipas ligjit. KQZ-ja miratoi tabelen permbledhese vetem te henen mes kontestimeve te socialisteve per rinumerimin e votave te hedhura gabim. Pritet te shihet se si do te veprohet me kerkesen e pare pasi burime juridike prane Kolegjit Zgjedhor pohojne per mundesine e shqyrtimit diten e neserme te dy kerkesave ankimore paralelisht. Kerkesa e dyte ankimore e Partise Socialiste qe i drejtohet ketij kolegji eshte te shpalle te pavlefshme proceduren dhe vendimin e KQZ-se date 18 maj 2011 kur u vendos per numerimin e fletevotimeve te hedhura ne kutite e gabuara.
Trupa gjykuese e kesaj kerkese ankimore perbehet nga gjyqtaret Marie Qirjazi Entela Prifti Meriban Mullaj dhe Astrit Kalaja ndersa relator shorti ka perzgjedhur Sashenka Jonuzi. Deri ne vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor jo vetem kandidatet njeri fitues me 10 vota plus nga perfundimi i numerimit te kutive dhe tjetri me 81 vota plus nga numerimi ne tavolinen e KQZ-se do ta mbajne frymen pezull duke pritur vendimin certifikues te rezultatit te Tiranes.