E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni me i vogel kur ka private me shume

Aksioma e Kryeministrit

Duke folur per te mirat e procesit te privatizimit Berisha deklaroi se ky proces do ta beje ekonomine shqiptare me konkurruese dhe numri i punonjesve publike qe tashme rendojne shpatullat e tatimpaguesve do te ulet. Nje tjeter arsye per kete qendrim ndaj privatizimeve kreu i qeverise permendi edhe korrupsionin. Sipas tij disa procese ne duart e privateve do te sillnin me pak korrupsion ne kuader te te mirave dhe sherbimeve qe kryheshin per qytetaret. Po keshtu Berisha permendi edhe nevojen e nje menaxhimi te ri privat per disa sherbime ne vend te cilat krijonin pakenaqesi kur administroheshin nga struktura te qeverise. Ne kete kuader kreu i qeverise paralajmeroi mbledhjen se shpejti te Task Forces per privatizimin strukture e cila do te detajonte me mire edhe objektet e radhes qe do te kalonin ne siten e procesit te privatizimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›