E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, seanca e pare pa opoziten

Rozeta Rapushi

Kuvendi nis punimet pa opoziten. Ashtu sic pritej, asnje prej 65 deputetet socialiste, nuk shkelen ne seancen e djeshme plenare, e cila ishte edhe e para per kete legjislature. I vetmi perfaqesues i opozites ne salle, ishte kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili ndonese ne aleance me krahun e majte ne kete legjislature te 18 te Kuvendit, nuk pranoi te pajtohet me vendimin e socialisteve per bojkot te sances se pare te Kuvendit, duke deklaruar pas mbledhjes se kryesise hyrjen ne Kuvend. Seanca nisi nen tingujt e himnit te flamurit dhe ne sallen e mbushur per gjysme, ishin te pranishem Presidenti i Republikes, Bamir Topi, perfaqesues te trupit diplomatik, krere te institucioneve shteterore, te komuniteteve fetare si dhe perfaqesues nderkombetare. Njeheresh nuk mungonin ne llozhe, perkrah gazetareve dhe mbeshtetes te se djathtes. Seanca u drejtua nga deputeti demokrat, Fatos Beja, i cili mori persiper te mbaje fjalimin si deputeti me i vjeter ne salle, pas bojkotimit te Et'hem Rukes. "Une ju uroj qe te dalin te gjithe faqebardhe ne detyren si deputet. Deshiroj gjithashtu te uroj te zgjedhurit si perfaqesues te popullit, te kene suksese ne detyren e deputetit dhe te ruajne dinjitetin", tha Beja. Ashtu sic e kerkon edhe protokolli, Beja lexoi nje e nga nje te 140 emrat e deputeteve te zgjedhur ne Kuvend, perfshire edhe 65 deputetet socialiste qe mungonin ne salle. Si pasoje e bojkotit te socialisteve, Komisioni i pare i ngritur nga ky Kuvend, ai per verifikimin e mandateve te deputeteve, u ngrit gjysmak. Nga nente anetare, qe duhet te jene ne kete komision, i cili ka per detyre verifikimin nje e nga nje te mandateve te deputeteve, ky komision do te ushtroje aktivitetin e tij vetem me pese anetare. Keshtu, detyren per te verifikuar nese mandati u eshte dhene ne menyre te drejte dhe ne perputhje me ligjin, te 140 deputeteve, do ta kene deputetet, Jemin Gjana, Mesila Doda, Osman Metalla dhe Eduard Halimi, nga Partia Demokratike. Si dhe Nasip Naco nga LSI. Kater anetare te tjere, i takonin opozites socialiste, e cila bojkotoi seancen e djeshme plenare. Ky komision do te verifikoje mandatet e deputeteve brenda dites se sotme. Kuvendi do te mblidhet serish sot pasdite, ku pritet te behet edhe betimi nje me nje i deputeteve pas verifikimit te mandateve nga komisioni. Ashtu sic pritet, 65 deputetet socialiste, mendohet se do te mungojne edhe ne seancen e sotme plenare, pa mundur te bejne as edhe betimin, ashtu sic percaktohet ne ligj.

Seanca, deputetet e mazhorances dhe Dule sot betohen

Deputetet e maxhorances qeverisese, si dhe ai i PBDNJ-se, Vangjel Dule, do te betohen sot ne seance plenare per ushtrim te drejte te detyres. Brenda ores 18:00 te dites se sotme, pese anetaret e Komisionit te Verifikimit te Mandateve, duhet te kene verifikuar te gjithe mandatet e fituara ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. 65 deputetet socialiste, pritet te humbin edhe mbledhjen e sotme te pasdites, ku do te behet edhe betimi. Arsyeja vijon te jete e njejte, plotesimi i kushteve te vena nga selia roze, me ne krye hetimin parlamentar te zgjedhjeve.

Beja:"Kjo legjislature, e anetaresimit ne BE"

Drejtuesi i seances se pare plenare, Fatos Beja, uroi dje qe kjo legjislature te jete ajo e anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. "Kjo aspirate e te gjithe shqiptareve, e mbeshtetur fatmiresisht nga te gjithe grupet politike, kerkon mbeshtetjen ne cdo hap te te gjithe ligjvenesve, ne ditet, muajt e vitet qe vijne. Fjala dhe vota jane kryefjala dhe kallezuesi i veprimit parlamentar. Une uroj te dalim te gjithe faqebardhe ne detyrat qe na takojne si deputete", u shpreh Beja. Ne fjalimin e drejtuar Kuvendit te ri, Beja uroi gjithashtu te zgjedhurit per here te pare si perfaqesues te popullit, te kene sukses ne detyren e nderuar te deputetit, te mbrojne dinjitetin e ligjberesit shqiptar dhe te deshmojne me punen e tyre maturine dhe perparimin e legjislativit te Shqiperise, institucionit themeltar kushtetues te Republikes sone Parlamentare. "Me lejoni, t'ju uroj te gjithe juve dhe zgjedhesit tuaj, per suksesin qe keni arritur ne zgjedhjet qartazi me demokratike te realizuara ndonjehere ne Republiken e Shqiperise qe nga krijimi i saj, dhe te uroj njekohesisht, qe te gjithe ju, ne grupet parlamentare ku do te beni pjese, te gezoni miratimin e zgjedhesve tuaj si perfaqesues te tyre", vijoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›