Rama: PS, jashte Kuvendit, ligj per hetimin e zgjedhjeve
Denis Dedej
Partia Socialiste kerkoi miratimin e nje ligji te posacem per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009, krijimin e nje komisioni te posacem hetimor edhe me pranine e OSBE-ODIHR, te drejtuar e perbere ne shumice nga opozita parlamentare. Ky ka qene qendrimi i bere publik dje nga kryetari ne detyre i selise roze, Edi Rama, pak momente pas perfundimit te hartimit te pikave per kushtezimin e hyrjes ne parlament nga grupi i punes. Rreth mesdites se djeshme, anetaret e ketij grupi, Edi Rama, Gramoz Ruci, Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj, perfunduan hartimin e pikave per mazhorancen qeverisese per pranine e socialisteve ne Parlament. Perpara mediave, lideri socialist, saktesoi se socialistet nuk kerkojne perseritjen e nje tjeter farse hetimore parlamentare, ne vazhden e shemtuar te ketyre komisioneve, qe i kane lene radhen njeri-tjetrit, pa arritur ne asnje perfundim e konkluzion serioz dhe te denje. Por, theksoi ai, socialistet duan qe t'u jepet mundesia qe te bejne transparencen e procesit, per te gjithe opinionin publik. "Partia Socialiste e Shqiperise kerkon garantimin e paritetit numerik mazhorance-opozite ne perberjen dhe drejtimin e komisioneve te perhershme te kuvendit te Republikes se Shqiperise", beri te ditur Rama nje nga pikat e kerkesave. Sipas tij, e rendesishme eshte te kuptohet qarte nga te gjithe, se PS po kryen nje detyrim madhor ndaj vendit, ndaj te gjithe atyre qe kane votuar me 28 qershor si dhe ndaj nje procesi zgjedhor, i cili duhet te transformohet perfundimisht, nga nje proces i kontrollueshem dhe i deformueshem prej pushtetit, ne nje proces transparent. Pra, pohoi ai, synimi themelor eshte qe te mos kete me zgjedhje si keto qe lame pas dhe te garantoje qe nuk ndodhe perseri ajo qe ndodhi ne 28 qershor. Nderkaq zyrtari larte socialist riperseriti dje se PS nuk e ka bojkotuar Kuvendin dhe nuk kerkon ndryshimin e pushtetit ne tavoline. "PS kushtezon hyrjen ne Kuvendin e Shqiperise dhe eshte e gatshme te hyje ne cdo moment, qe gjithcka parashtrova behet e mundur dhe qe ne rast se lexohet ashtu sic ne e kemi shkruar permbajtja e ketij qendrimi", u shpreh Rama. Ai sqaron se ky qendrim do te thote thjesht dhe vetem nje perpjekje, ne funksion te demokracise, jo nje perpjekje e nje pale kunder nje tjetre, por nje perpjekje per t'i vendosur palet ne pozita te barabarta dhe per t'i dhene mundesi cdo qytetari e qytetareje qe zgjedh, qe vota te vleje dhe te numerohet per aq sa vlen. "Jemi te gatshem te hyjme ne Parlament, ne rast se nga ana e mazhorances ekziston mirekuptimi per t'i hapur rruge nje procesi te vertete hetimor te zgjedhjeve te 28 qershorit, ne te gjithe komponentet dhe njekohesisht per t'i hapur rruge nje procesi, i cili duhet me patjeter ta transformoje edhe marredhenien e subjekteve politike me televizionin publik", tha kryetari ne detyre i PS, Edi Rama.
Qendrimi zyrtar i PS, kushtet per qeverine
Partia Socialiste e Shqiperise kerkon nje ligj te posacem per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009, krijimin e nje Komisioni te Posacem Hetimor edhe me pranine e OSBE-ODIHR, te drejtuar e perbere ne shumice nga opozita parlamentare per:
- Duam te sigurojme transparencen e nevojshme, per te gjitha pretendimet, per shkelje dhe parregullsi te zgjedhjeve te 29 qershorit 2009, nepermjet administrimit te cdo materiali zyrtar, deshmie apo dokumenti qe lidhet me zgjedhjet, perfshire materialet zgjedhore qe ndodhen ne kutite e votimit.
- Kerkojme identifikimin e pergjegjesive te te gjithe zyrtareve te Ministrise se Drejtesise apo administrates se burgjeve qe, ne kundershtim me legjislacionin ne fuqi, kane pajisur me leje lirimi te perkohshme, gjate periudhes elektorale 29 maj - 28 qershor 2009, persona te denuar.
- Synojme evidentimin dhe rikthimin ne pozicionin e meparshem te punes te te gjithe punonjesve te shtetit, ne administraten vendore e qendrore ose ne cdo ent publik, te pushuar nga puna apo transferuar gjate dhe pas fushates zgjedhore, per shkak se kane marre pjese si perfaqesues te opozites, ne komisione zgjedhore, apo nuk u jane bindur urdhrave, per te marre pjese ne veprimtarine politike te Partise Demokratike dhe qeverise se saj.
- Synojme gjithashtu identifikimin e pergjegjesive institucionale dhe administrative te te gjithe drejtuesve te institucioneve publike, te cilet ne kundershtim me legjislacionin ne fuqi kane perdorur funksionet dhe asetet publike, ne sherbim te fushates elektorale te Partise Demokratike dhe qeverise se saj.
Partia Socialiste e Shqiperise kerkon ndryshimet perkatese ligjore per balancimin e plote qeveri-opozite, ne Keshillin Kombetar te Radio Televizionit Publik, si edhe ndalimin e reklamave televizive qeveritare jashte periudhes zgjedhore.
Partia Socialiste e Shqiperise kerkon transparencen dhe pershpejtimin e hetimeve per zbardhjen e vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi, me asistence te pavarur hetuesish nderkombetare.
Partia Socialiste e Shqiperise kerkon garantimin e paritetit numerik mazhorance-opozite ne perberjen dhe drejtimin e komisioneve te perhershme te Kuvendit te Republikes se Shqiperise.