E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi ne identitet

Shanset qe kandidati Namik Dokle kishte per t'u zgjedhur president i pare pluralist i Shqiperise ne perballje me Ramiz Aline ne vitin e larget 1991, ndoshta ishin me te medha se ato qe ka kandidati Maqo Lakrori perballe Edi Rames, per drejtimin e Partise Socialiste. Kjo analogji te vjen ne mendje pas perfundimit te punimeve te Kongresit te Jashtezakonshem te PS-se, i cili pertej emrit dhe prononcimeve mediatike te shume eksponenteve socialiste nje muaj rresht para punimeve, u zhvillua ne fakt si nje mbledhje e zakonshme. Me perjashtimin e vetem se, duke qene e po mbahej pas zgjedhjeve parlamentare, (nuk) u vendos qendrimi qe do te mbahej ndaj parlamentit te ri.

Cfare po ndodh me Partine Socialiste? Per hir te se vertetes, ajo qe pritej dhe e dihej prej kohesh ishte se socialistet do te humbisnin zgjedhjet. Edhe kjo e fundit, pra humbja, ishte e paralajmeruar, si nje ndjesi qe endej ne ajer muaj te tere para dites se votimeve te 28 qershorit 2009. surprizat e verteta ne zhvillimet politike te tre muajve te fundit, nuk do te ishin rikonfirmimi pacaka se i zorshem i kryetarit te PD-se, Sali Berisha, ne krye te qeverise, dhe qendrimi kembengules i kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama, ne krye te PS-se, por e kunderta: Humb ja e zgjedhjeve prej Berishes dhe ndoshta nje kongres i jashtezakonshem i Partise Demokratike. Sidoqofte, edhe ne kete rast hipotetik, surprizat do te mbaronin ketu. Do te ishte shume romantike te besohej qe ne rast humbjeje, Berisha te largohej nga drejtimi i partise.

Ndaj, ne Partine Socialiste nuk po ndodh asgje e jashtezakonshme, me perjashtim te emertimit te kongresit, faza e dyte e te cilit eshte nje pale zgjedhje brenda partiake per kreun e partise, rezultati i te cilave tashme dihet. Thjesht PS-ja po behet si PD-ja, duke e mbyllur kesisoj periudhen e "pjekurise dhe maturimit" 19 vjecar te partive politike shqiptare, me vertetimin final te aksiomes sone te njohur: Nje here ne krye, gjithmone ne krye. Gjithnje e me shume po kujtohet me nostalgji ai eksperimenti i vogel laboratorik i drejtuar nga Fatos Nano, me kohen qe ja zbeh gjithnje e me shume defektet e shumta dhe ja thekson te mirat: Nje parti me shume zera, e drejtuar me liberalizem shpesh te tepruar, ku perplasja e rrymave, qendrimeve, ideve, por dhe interesave konkrete personale, dizenjoi nje organizate politike plot ngjyra, e cila vertet promovoi shume individe anonime ne menyre te pamerituar, por edhe nxori ne pah shume vlera. Tek e fundit, uji e leviz e rrjedh tutje, nuk qelbet. Kete e kuptoi edhe Nano, qe me humbjen e pare normale elektorale, dha doreheqjen edhe hapi rrugen qe uji te vazhdoje te rrjedhe.

Komentatoret e politikes shpresonin asokohe qe nje dite edhe Partia Demokratike te krijonte nje profil te tille. Kjo gje nuk ndodhi, mbase e ndihur edhe nga rrethanat. Berisha humbi zgjedhjet e qershorit 1997, por ate nuk kishte kush ta debonte nga nje parti e zbrazet. Ai humbi edhe ne 2001-in, por i meshoi aq fort vjedhjes se zgjedhjeve dhe manipulimit ne mase te votes (dhe nuk kishte dhe aq te padrejte) saqe e legjitimoi veten duke bindur nderkombetaret dhe detyruar maxhorancen qe te hynte ne negociata me te per zgjidhjen e presidentit te ri konsensual.

Dhe historia perseritet. Pikerisht kjo eshte arma qe i ka mbetur ne dore Edi Rames per te legjitimuar qendrimin ne krye te Partise Socialiste, jo dhe aq per syte e PS-se sesa ato te opinionit publik dhe sidomos te faktorit nderkombetar: Zgjedhjet na jane vjedhur. Ne pamje te pare, nuk ka asgje e nuk shkon me kete teze. Rezultati ishte tejet i ngushte, dhe nja dy apo tre deputete me pak a me shume do t'i ndryshonin pozicionet e pjatave te peshores se pushtetit. Ilir Meta do te negocionte sot me Ramen dhe jo me Berishen per qeverine e re. Dy dekada ne majat me te larta te politikes, e kane mesuar Berishen te terheqe me lezet ate qe dikur e grabiste ne mes te dites, dhe nuk kish pse te mos e bente edhe kesaj here. Pra motivi qendron.

Por praktika dhe ngjarjet e ketyre muajve thone tjeter gje. Nese do ta marrim te mireqene qe Rama realisht donte t'i fitonte keto zgjedhje (qarkullon prej kohesh edhe teza se atij i intereson partia me shume se gjithcka tjeter; pushteti qendror pret, per sa kohe qe ai vete eshte ne pushtet), keto zhvillime flasin per nje seri goxha te gjate gabimesh te njepasnjeshme te Rames. Sigurisht, nuk mund ti permendeshin sot si te tilla nese rezultati zgjedhor do t'i jepte te drejte, por kjo nuk ndodhi. Hapat e gabuar jane permendur tashme, ndaj shkurtimisht: Kerkoi pushtet absolut ne parti dhe po keshtu e konturoi edhe pushtetin e ardhshem ekzekutiv, pa aleance me LSI-ne; perzgjodhi nje kod zgjedhor qe e avantazhonte, por cuditerisht nuk ja shfrytezoi avantazhet ai, por kundershtari Berisha; lufta e ashper me Meten coroditi te majten; thashethemnaja e korrupsionit ne bashki kombinuar me goditjen e befte te LSI-se me kodin e ri, bene qe akuzat per Ramen te konkurronin denjesisht, e madje ti eklipsonin skandalet e medha te qeverise; ai e zhvilloi fushaten si nje "one man shou", por vete shfaqja ishte kallpe, pa permbajtje; kredua e tij politike "pertej te majtes dhe te djathtes" ishte nje huazim i marre toptan si nje fare hibride misri, qe nuk mbiu ne terrenin shqiptar, e madje u be objekt barsoletash; i tille u katandis dhe programi luksoz elektoral, me kapake te trashe por bosh nga brenda, te cilit i mbahet mend vetem krijimi i nje policie te unifikuar dhe i nje ministrie per fshatin; dhe me e renda, me mos kandidimin si deputet dhe mbajtjen e bashkise se Tiranes, u dergoi mbeshtetesve te PS-se qe ishin gati te benin gjithcka per te mbrojtur fitoren e premtuar, mesazhin fatalist se ky njeri nuk ka hyre ne gare per te fituar, por per te na shfrytezuar nderkohe qe strofkullen e vet e ka ndertuar me shume dalje, ne cdo rast.

Nje seri te ngjashme gabimesh rendit edhe ish zevendesi i Rames ne bashki, opinionisti Artan Lame, i cili ne rubriken e tij ne gazeten "Shqip" ben edhe nje zbulim tjeter: Kamerat-stilolapsa me te cilat u pajisen komisioneret socialist per te dokumentuar abuzimet gjate numerimit te votave, dhe qe ishin "komisionar" nga nje funksionar i bashkise, paskeshin qene boshe, pa kamera brenda! Pra edhe ne "tenderin" krucial te stilolapsave per mbrojtjen e votes, vete njerezit e Rames kishin menduar per fitimin e tyre dhe jo te partise. Pastaj, ne shumice te madhe listat e kandidateve per deputete ishin njerez anonime, promovime te sforcuara nga depoja e "burimeve njerezore" te Rames, te cilet u zgjodhen deputete me votat e hedhura per PS-ne dhe per Edi Ramen, jo per ata vete. Dhe ne gjithe kete kompleksitet rrethanash, ky ishte maksimumi qe Rama mund te merrte. Por ai vete, ne fjalen e vet nuk ka asnje shenje te zbehte dhe te pjesshme te "mea-culpa-s".

Po votat, a jane vjedhur? Me siguri, ne plot raste, te pakten sipas denoncimeve: PS-ja i ka vjedhur LSI-se dhe PDI-se ne Fier e gjetke, PS-a G99-es ne Berat, PD-ja demokristianeve ne disa zona te veriut dhe vete dy te medhate njera-tjetres, aty ku ua mundesonte faktori i te qenit bastion. Por shumica e analisteve dhe ndjekesve te zgjedhjeve jane te bindur se rezultati final eshte pergjithesisht pasqyre e sakte e votes se dhene.

E megjithate, Rama do te qendroje. Por me nje ndryshim. Te pakten ne kete faze, ai nuk eshte me ne sulm, por ne mbrojtje. Sipas statutit, doreheqja e kryetarit te partise vjen pas humbjes se zgjedhjeve te rregullta parlamentare, ndersa arma e Rames eshte tek togfjaleshi "zgjedhje te parregullta". Ai nuk ka male me dosje, fakte dhe dokumente per ta provuar kete, sic bente dikur Berisha, kur bridhte vetmitar neper dyert e mezi hapura e trecerek te mbyllura te kancelarive te huaja, por perderisa ka vendosur te qendroje, nuk ka rruge tjeter. Dhe eshte e lexueshme tashme, qe vendimin e ka marre kohe me pare, kur erdhi ne krye te Partise Socialiste. Ndersa luften parlamentare ua la fillimisht bilbilave dhe rraketakeve e pastaj fjalimeve therese te Ben Blushit, vete mori te gjitha masat per t'u bere nje klizme te forte forumeve te partise, duke siguruar numrat mbeshtetes ne kryesi e asamble dhe duke lene ne plan te trete a te katert forumet e te rinjve dhe te gruas. Jane keto numra qe i hyjne shume ne pune ne kongres, dhe qe do ti duhen akoma me shume gjate zgjedhjeve te parashikueshme ne rezultat, te 26 shtatorit qe vjen. Pergatitjen e te cilave e ka ne dore nje punonjes i bashkise i cili ngul kembe se nuk ka asnje konflikt interesi ne kete mision te tij thjesht teknik. Kjo eshte ironia tjeter qe e ben te pabesueshem deri ne mjerim lajtmotivin e Rames per qendrimin ne krye te partise: teksa ngul kembe me te madhe se votat jane vjedhur dhe qeveria aktuale eshte uzurpatore, te njejten kohe uzurpon mandatin e radhes ne krye te PS-se. Nje pyetje qe e ka pergjigjen brenda, nuk mund te mos behet: duke llogaritur mbeshtetjen e numrave, a nuk do te ishte shume me e thjeshte, me e lehte dhe me e ndershme qe Rama te kerkonte nje mandat tjeter ne krye te partise, duke pranuar shkeljen e statutit dhe duke premtuar ndreqjen e disa gabimeve te tij?

Nderkaq, do te ishte ende e gabuar, qe PS-ja te identifikohej me PD-ne. Disenti brenda selise roze ka qene gjithmone i pranishem, dhe eshte akoma aty megjithe largimin e Petro Kocit qe tani kerkon te kthehet nen hijen e madhe, i perveluar nga cadra e vogel dhe e pamjafte e PSV91-shit. Nje pyetje mund t'u behet disidenteve sot: Pse nuk reaguat ne kohe pas cdo gabimi te Edi Rames? ne fakt, pergjigja eshte dhene nga Blushi, sipas te cilit, perderisa kryetari mori persiper partine, filozofine, ekipin, programin dhe organizimin e ri, fushaten dhe ne fund fitoren, do te ishte e padrejte t'i vinin shkopinj ne rrota. Por ja qe pasi gjithcka e marre persiper nga Rama ka deshtuar, ky i fundit e kerkon pergjegjesine kudo tjeter, pervecse tek vetja. Duke kerkuar koka turku edhe mes bashkepunetoreve me te afert te djeshem, si Kastriot Islami, "fajtor" per defektet e kodit zgjedhor qe sollen humbjen. Pavaresisht se per gjithkend eshte e qarte se sa i perket PS-se, kodi ishte ideal por zbatimi i avantazheve te tij, katastrofik.

Blushi, Malaj, Islami, Harasani etj, deputete dhe ish, socialiste te thjeshte dhe ish funksionare, disidentet e sotem te PS-se jane aty, ne syte e Rames. nuk jane te pakte ata qe i keshillojne, njeri apo tjetrin, apo te gjithe bashke, qe te mos bejne gabimet e vjetra te te tjereve duke u larguar nga partia e socialisteve. Nuk duket se ata kane ndermend ta hedhin kete hap, qofte dhe sepse nga ana tjeter, nuk jane disidente per hir te disidences. Epoka e kesi lloj kundershtareve ka perenduar me kohe e me vakt dhe ne momente te ndryshme te karrieres politike, disa syresh kane treguar pragmatizem te thekur. Basti tjeter i Rames eshte pikerisht ky: Per sa kohe grupimi i kritikeve nuk ka nje koke, ai mund te rrije i qete, duke vrare mendjen si t'i thyeje, largoje, joshe apo thjesht t'i dekurajoje ne qendrimin e tyre kunder. Per kete, hapi i pare u hodh qe ne punimet e kongresit. Ende nuk u mor vesh qarte nese kryetari i ri, pra Rama, do te zgjidhet per nje mandat dyvjecar apo kater vite te plota. Afermendsh qe Rama i meshon versionit te dyte dhe keshtu do te behet, duke treguar edhe nje here se ai i merr mire masat kur vjen puna per te mbrojtur krahet. Ndersa shpallja e perberjes se qeverise se re te aleances Berisha-Meta, ka marre udhet e faqeve te shtypit, ata te dy kane bere se fundi nje pershkallezim interesant datash, te shtrirjes se bashkepunimit mes tyre. menjehere pas zgjedhjeve, Berisha deklaroi se aleanca do te vijoje edhe per zgjedhjet lokale te pas dy viteve: pastaj doli Meta dhe deklaroi se bashkepunimi do te jete i njejti edhe ne vitin 2013, ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare; Berisha si entuziast i pandreqshem, se fundmi foli per 2021-shin! Ne jete, e aq me teper ne politike vlen thenia "Kurre mos thuaj kurre", por duket qarte se ky bombardim datash kishte synim primar dekurajimin dhe deshperimin e plote te Rames. shenjestra e afert e koalicionit te ri eshte shpallur: Largimi i Rames nga bashkia e Tiranes ne zgjedhjet lokale te radhes. Prandaj dhe kryetari i bashkise kerkon me cdo kusht qe te kete te pakten nje dege pushteti nga ku te mbahet derisa te vijne dite me te mira, dhe kjo dege eshte kryetari i nje partie me 65 deputete ne parlament, deri ne vitin 2013.

Rama do ta mbaje fort PS-ne. Por kostoja nuk eshte aspak e vogel. Autorit te hidhur dhe shpues te shkrimeve anti-Berisha ne vitet 90-te, ministrit ekstravagant dhe kunder rryme te Kultures, kryetarit energjik te nje kryeqyteti te shnderruar nga barakopol ne qender te pakten normale urbane (pa harruar ndihmen e pakursyer te qeverise socialiste te kryeministrit Meta, sot zv/Kryeminister i Berishes), i kane mbaruar te gjitha argumentet. Qe ne fillimet e veta, ai u mbeshtet me shume se c'duhet tek marketingu, tek dukja, tek mbeshtjellja, si mjet per te arritur drejt majave te pushtetit, dhe jo tek idete e njemendta inovative dhe jetedhenese per politiken dhe jeten e vendit. Tani qe ato kane shterur ose deshtuar, ai po ngjan gjithnje e me shume me krye-nemesis te tij, Berishen: S'ka me akrobaci, teorizime mbi rrugen e trete te se majtes, sperdredhje, statute; rruga eshte ajo e para, e vjetra. Une do qendroj dhe pike.

Ky kthim "ne origjinen shpellare" te politikeberjes shqiptare, apo per te perdorur nje slogan te njohur te Rames, "Kthim ne identitet", e ka nje shpjegim. Historia jone e vjeter dhe e re, eshte plot me shembuj se ata qe ne fund kane dale te fituar, kane qene qendrestaret, stoiket. Per te mos shkuar me larg, Rama ka perballe shembullin e Berishes dhe joshja eshte shume e forte per te mos e kopjuar ate. Nga ana tjeter, me disidente ose jo, ai tani ka pas vetes nje shpure te mjafte mbeshtetesish qe ekzistencen e tyre politike ja kane borxh vetem atij. Pacaka se argumentet e tyre publike jane minimalisht qesharake: "E mbeshtesim Ramen sepse ai duhet ta coje deri ne fund projektin e tij!". Cilin projekt? Ai humbi pikerisht sepse nuk paraqiti asnje projekt, sepse nuk ekzistonte nje i tille.

Por projekti ekziston dhe eshte shume i thjeshte: Qendrimi ne pushtet me cdo menyre, duke pritur diten qe ky pushtet te zgjerohet. Perse kjo kembengulje? Gojet e liga thone se kunder tij qendrojne gati shume dosje korrupsioni qe mezi presin te hapen, ne momentin e pare qe Rama do ta shohe veten pa mbulesen e sigurt te pushtetit. Kjo e ben reagimin e tij edhe me agresiv dhe te ashper. Por nuk eshte e nevojshme per gojet e liga. Vete pushteti qenka nje grope e zeze thithese, qe po t'i afrohesh nje here, nuk iken dot me dhe as te behet te ikesh. Prandaj te gjithe u gabuan kur shpresuan se rasti Nano ishte fillimi i nje rregulli normal, dhe jo nje perjashtim ekzotik nga ky rregull i lashte shqiptar i pushtetit.

Marre nga numri i fundit i revistes se perjavshme "Klan"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›