E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi shndërron në rezolutë deklaratën e partive për Pavarësinë

PRISHTINE- Deklarata që është nënshkruar nga liderët e partive politike, por jo nga të gjitha, të premten e javës së kaluar, pritet të bëhet rezolutë e Kuvendit të Kosovës. Është grupi parlamentar i PDK-së që ka propozuar rezolutën për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Seanca e jashtëzakonshme parlamentare, ku do të votohet për këtë rezolutë, do të mbahet të sot rreth orës 14:00. Rezolutën e PDK-së e përkrahin pothuajse të gjitha grupet parlamentare, por jo lëvizja “Vetëvendosje”, e cila po ashtu ka kundërshtuar deklaratën e nënshkruar nga subjektet politike. Visar Ymeri i “Vetëvendosjes” ka deklaruar se arsyeja pse nuk e përkrahin rezolutën është se përmes saj Kuvendi duhet të marrë disa obligime, e që sipas tij, nuk saktësohet se për çfarë obligimesh bëhet fjalë.

Por, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë se kjo rezolutë ka si qëllim të koordinojë veprimet e institucioneve të vendit me ato ndërkombëtare rreth përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. Lidhur me takimin e së premtes që nuk është mbajtur në ambiente zyrtare të institucioneve të Kosovës, por në një restorant, ka reaguar AAK-ja. Nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi, ka thënë të mos e dijë pse është zhvilluar kaq me nxitim nga kryeministri Thaçi menjëherë pas kthimit të tij nga Vjena.
(ma.ar/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›