E Shtunë, 31 Tetor 2026

MasterCard do të testojë sistem të ri të pagesave

Sistemi i pagesave mobile QkR i kompanisë së mirënjohur MasterCard, që do të fillojë fazën e saj testuese në Australi, do të bëjë më të lehtë blerjen për blerësit potencial, kështu që ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë në këtë drejtim dhe që parapëlqejnë të testojnë teknologji të reja, atëherë le të ecin tutje me këtë teknologji.

Faza e testimit do të lansohet në kinematë La Premiere, ku konsumatorët do të jenë në gjendje të paguajnë për ushqimin e tyre prej ulëses duke përdorur një aplikacion specific për celularët e tyre me Android apo iPhone.

Sistemi i ri i pagesave synon të ndryshojë një koncept pagesash në treg, dhe të evitojë telashet kur ju ndodh që të jeni para një situate kur po shihni që një film në kinema dhe ende jeni duke pritur për të paguar për pije…

Puna e përbashkët mes MasterCard dhe zinxhirit të kinemave Hoyts, si dhe Commonwealth Bank përfshinë vetëm skanimin e QR Kodit dhe më pas porositjen direkte.

Ju gjithashtu mund të shkruani një NFC tag që ndodhet në mbajtësen e ulëses dhe ushqimi dhe pijet do të sjellen tek ju në formë direkte. /pcworldalbanian/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›