VETVENDOSJE stampos parrullë tek Kuvendi: Kosova Republikë!
PRISHTINE-Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot përmes një aksioni simbolik kanë shkruar parullën "KOSOVA REPUBLIKË!", në shenjë mospajtimi me heqjen e mbishkrimit “Republika e Kosovës” në përfaqësimin e Kosovës, në nismat rajonale.
"Konkluzionet nuk mund të jenë në kundërshtim me premisat. Qeveria e Hashim Thaçit i ka pranuar bisedimet me Serbinë pa e njohur kjo e fundit Republikën e Kosovës. Si rezultat ka negociata midis Qeverisë së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, lidhur me Kosovën. Pranimi i Edita Tahirit që të hiqet mbishkrimi “Republika e Kosovës” në përfaqësimin e nismave rajonale është në përputhje të plotë me qëndrimin nënshtrues të Qeverisë së Kosovës karshi Serbisë. Arsyetimet që po bëjnë zyrtarët qeveritarë janë të papranueshme. Po na thuhet se Kosova hoqi dorë nga Republika, por edhe Serbia hoqi dorë nga Rezoluta 1244. Ky arsyetim vjen nga pozicioni i atyre që Kosovën e shohin si një çështje të pazgjidhur, që nuk dihet se kujt i takon, e kush ka të drejtë mbi të. Ky arsyetim i pranon synimet shoviniste të Serbisë si legjitime. Paralelja që po bëhet me rastin midis Greqisë dhe Maqedonisë nuk qëndron. Maqedonisë nuk i kontestohet subjektivitetin shtetëror, nuk i mohohet shteti, por emri i shtetit, ndërkaq, Serbia e konteston emërtimin shtetëror sepse nuk e njeh dhe e lufton vetë shtetin e popullin e Kosovës", thuhet ne deklaratën e Vetëvendosjes.
VETVENDOSJE thekson se heqja e fjalës “Republikë” nga emri i shtetit tonë dhe shfuqizimi i reciprocitetit në Kuvendin e Kosovës e kanë fuqizuar Serbinë në Kosovë si dhe në arenën ndërkombëtare për çështjen e Kosovës.
“Kjo gjë ia ka rritur shumë Serbisë mundësitë që të marrë statusin e vendit kandidat për BE. Koncesionet që po i bën Qeveria e Kosovës lidhur me shtetin janë sinjal i keq dhe krijojnë konfuzion edhe për shtetet që e kanë njohur apo që duan ta njohin Kosovën si shtet”.
Pas një prononcimi për media, aktivistët kanë shkruar parullën e parë tek Kuvendi i Kosovës, më pas vazhduan në disa nga zonat kryesore të qytetit.
(d.b/GazetaExpress/BalkanWeb)