Sejdiu: Sllovakia te shpejtoje me njohjen
Presidenti Fatmir Sejdiu i kerkoi dje ne Prishtine ministrit te Jashtem te Sllovakise, Jan Kubish, qe vendi i tij “te shpejtoje procesin e njohjes se pavaresise”. “Kerkova me argumente dhe drejtperdrejt, qe Sllovakia te shpejtoje procesin e njohjes se pavaresise se Kosoves, duke kuptuar se eshte nje realitet praktik, vullnet i qytetareve te Kosoves”, deklaroi Sejdiu pas takimit. Kurse Kubish tha se “nje nga arsyet qe Sllovakia nuk ben pjese ne grupin e 37 vendeve qe e kane njohur Kosoven si shtet te pavarur, eshte se zgjidhja nuk u arrit permes Keshillit te Sigurimit”, ashtu sic eshte angazhuar vendi i tij.